Panorama Sport (Albania)

“Demave” u mjafton një pikë, Dedja: Do kenë fatin e Kukësit

“Motivi ynë është edhe më i madh edhe sesa i Tiranës, gara të respektohe­t nga të gjithë”

-

Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja, ka ritheksuar se skuadra që drejton është e aftë të luftojë deri në fund për t'iu larguar zonës "play out". Sipas tij, fitorja e arritur ndaj Kukësit dhe hapi fals i Bylisit ka ndezur sërish shpresat e shkodranëv­e për t'iu larguar vendit të 8-të. Trajneri Dedja u shpreh me bindje se ndaj Partizanit skuadra do të kërkojë pikët maksimale. Sipas timonierit të skuadrës shkodrane, Vllaznia ka më shumë motiv edhe sesa Tirana që u shpall kampione, ndaj nuk e mendon as zonën "play out". Edhe për këtë takim mungesat do të jenë të shumta, por i rëndësishë­m konsideroh­et rikthimi i Gurishtës.

Dedja, a ndiheni më i qetë pas fitores ndaj Kukësit?

Fitorja ndaj Kukësit na ka rritur më shumë në anën psikologji­ke. Ky sukses ka rritur më shumë besimin te vetë futbollist­ët. Ata po stërviten shumë mirë dhe arritja e rezultatev­e rrit edhe më shumë moralin e ekipit tonë. Ishte një trepikësh i arritur në kohën dhe në momentin e duhur. Ishte një fitore e arritur jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë.

Çfarë pretendoni nga ndeshja e radhës?

Që pas fitores me Kukësin kam folur me ekipin për takimin e radhës ndaj Partizanit. Një takim shumë i rëndësishë­m për ne. Unë kam po të njëjtin besim që kisha para ndeshjes me Kukësin. Skuadra më përgjigjet në të gjitha aspektet. Këtë temp dhe atë lojë që zhvilluam kundër Kukësit do ta paraqesim edhe ndaj Partizanit.

Po flitet për Tiranën që duhet të respektojë kampionati­n, por Vllaznia duhet të bëjë në radhë të parë punën e saj...

Ne duhet që të mendojmë vetëm për 90-minutëshin tonë, atë ndaj Partizanit,

pastaj gara do të kërkohet që të respektohe­t edhe nga ekipet e tjera. Sigurisht, në radhë të parë Vllaznia do të shkojë për të marrë maksimumin ndaj Partizanit.

Rikthehet Gurishta, duket se ka më shumë alternativ­a?

Po, është e vërtetë. Për një trajner është shumë gjë pozitive kur ke grupin e gatshëm

dhe kur ke më shumë mundësi dhe alternativ­a. Gurishta ishte një mungesë e rëndësishm­e në takimin me Kukësin, ndaj është një rikthim me vlerë. Malota që është sërish një lojtar me vlera, do të na mungojë edhe këtë javë. Po ashtu do të na mungojë edhe Hygor, që nuk është paraqitur, e po ashtu edhe Ramadani që vijon të jetë me

probleme. Edhe Bardulla nuk është i gatshëm nga dëmtimi. Pra, Gurishta është një rikthim i rëndësishë­m në prag të sfidës me Partizanin. Sa optimist jeni për një fitore të Vllaznisë në kryeqytet?

Unë jam shumë optimist për ta arritur një gjë të tillë. Kam besim se do të arrijmë që të nxjerrim një 90-minutësh shumë të mirë dhe të shikojmë një Vllazni kërkuese. Po nuk do ta keni të lehtë, pasi edhe Partizani nuk e ka siguruar pjesëmarrj­en në Europë dhe madje mund të rrezikojë si ju?

Unë e kam ndjekur

skuadrën e Partizanit. Mund të them se ka një ekip shumë të mirë, pavarësish­t vendit në të cilin ndodhet. Ne do ta vlerësojmë në maksimum këtë skuadër. Por, unë do të ritheksoj se motivet tona jam më të mëdha se të çdo skuadre tjetër. Mund të them se motivi ynë është edhe më i madh sesa i Tiranës që u shpall kampione. Keni besim se Vllaznia nuk do të shkojë në "play out", pavarësish­t se jo gjithçka tani është në duart tuaja?

Kam besimin e plotë se nuk do të jemi në "play out". Ekipi më ka dhënë besim për këtë gjë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania