Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj drejt Kinës, Llullaku pranë Kukësit

Bomberi merr një ofertë të parefuzues­hme, sulmuesi i Kombëtares ikën nga Bjellorusi­a

- VLADIMIR MEMA

Vasil Shkurtaj pritet të vazhdojë karrierën në Kinë. "Panorama Sport" zbulon nga burime të sigurta se në drejtim të bomberit të Kukësit ka ardhur një ofertë tunduese nga një klub i Ligës së Dytë në Kinë.

Emri i skuadrës mbahet sekret, por drejtuesit kinezë po tentojnë ta afrojnë 28-vjeçarin me çdo kusht. Mësohet se sulmuesi është vënë prej ditësh në dijeni të dëshirës së...

Për Orges Shehin, eliminimi nga Kupa e Shqipërisë dhe heqja dorë nga titulli kampion me Kukësin, është diçka që “djeg”. Ai gabim në Shkodër i dha matematiki­sht titullin kampion Tiranës. Për numrin një të pankinës verilindor­e, nuk është e thjeshtë të motivojë skuadrën pa objektiva në dy ndeshjet e fundit, por u ka kërkuar djemve që të japin maksimumin dhe ta mbyllin ashtu siç duhet sezonin. Në intervistë­n për “Panorama Sport”, durrsaku flet edhe për të ardhmen, teksa pranon se është një temë që nuk është diskutuar ende me klubin. Ndërsa në lidhje me Teqjen, për trajnerin nuk ka qenë një surprizë largimi në Francë. Ai shpreson që Vasil Shkurtaj të shpallet kryegolash­ënues i kampionati­t.

Sa e vështirë është që të motivoni skuadrën tashmë që ka dalë nga synimet për trofe?

Tani që jemi edhe jashtë objektivav­e dhe për më tepër në fund të kampionati­t, është disi e vështirë. Por, u kam thënë djemve që ndeshjet e fundit duhet t’i mbyllim siç duhet dhe duhet t’i fitojmë.

Çfarë pritni nga ndeshja e sotme me Skënderbeu­n?

Nga kjo ndeshje me Skënderbeu­n pres që të rikthehemi si para përballjes me Vllazninë, ku kemi bërë paraqitje të mira. Do japim maksimumin tonë dhe normalisht do të synojmë që të fitojmë.

A keni folur me drejtuesit për të ardhmen?

Jo, jo. Nuk kam diskutuar për këtë çështje me drejtuesit.

Largimi i Teqjes ishte diçka e pritshme?

Për Teqjen e dinim se nga fundi i kampionati­t kishte mundësi për të firmosur në Francë. Ndaj, nuk ishte surprizë largimi i tij.

Jeni i zhgënjyer nga ajo që dha ekipi në Shkodër?

Ndeshja me Vllazninë ishte e keqe, sepse ndikoi shumë edhe eliminimi në Kupë. Nuk doja kurrsesi ta humbnim atë ndeshje.

A do të luajë skuadra në këto dy ndeshje të mbetura për ta nxjerrë Shkurtajn golashënue­s? Skuadra do të luajë normalisht për të fituar në dy ndeshjet që kanë mbetur, për ta mbyllur ashtu siç duhet sezonin. Por, do të donim që edhe Shkurtaj të shpallej golashënue­si më i mirë i kampionati­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania