Panorama Sport (Albania)

Egbo: Titull i pastër, nuk më tremb Etika

“Asnjë nxitim për rinovimin, po marr pjesë në merkato”

- OLSI TUJANI

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, në konferencë­n për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Laçit deklaron se nuk është përmbushur plotësisht objektivi për bardheblut­ë. Numri një i stolit bardheblu, teksa ka komentuar dy sfidat e mbetura, është shprehur se po merr pjesë në bërjen e merkatos dhe se nuk ka asnjë nxitim sa i përket rinovimit, duke qenë se është në dijeni të ngjarjeve se çfarë po ndodh. Egbo deklaron se është i qetë dhe se nuk ka asnjë shqetësim nga Etika në lidhje me titullin. Gjithashtu, gjatë konferencë­s, nuk mungoi as pyetja për të pranuar propozimet për deputet apo edhe një përgjigje për të gjithë skeptikët.

A keni marrë oferta nga klube të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë?

Është diçka personale, që nuk kam nevojë ta komentoj. Nuk ka mbaruar ende kampionati. Janë edhe 2 ndeshje për t'u luajtur, plus kemi edhe finalen e Kupës. Klubi i Tiranës nuk është një klub i thjeshtë dhe është kënaqësi ta drejtosh këtë klub të madh në Shqipëri. Për mua nuk është përmbushur ende misioni. Jemi në gjysmën e rrugës. Kur të fitojmë Kupën, atëherë do të kemi përmbushur çdo objektiv që është vendosur në fillim të sezonit. Fillimisht ishit në dilemë për drejtimin e Tiranës, në fund dolët kampion dhe jeni në finalen e Kupës. Presidenti është shprehur: "Do të flasim pasi të përfundojë sezoni". Egbo vetë, a ka dëshirë që ta drejtojë Tiranën në Champions edhe në sezonin e ardhshëm?

E thashë edhe më lart: Është klubi më i madh në Shqipëri dhe s'ka trajner që nuk do që ta drejtojë këtë ekip. Kemi punë për të bërë dhe kur t'i mbarojmë, do të shikoni lajmet në vazhdim. Nuk dua ta hap si temë fare, sepse e di si do të mbarojnë gjërat. Do të keni lajme në vazhdim.

Avdiaj iu bashkua Tiranës. A po merrni pjesë në zgjedhjen e lojtarëve?

Normale! Ku është parë që ekipi të bëjë merkato dhe trajneri të mos marrë pjesë? Në fund të fundit, është trajneri ai që do të drejtojë ekipin. Duhet ta dijë çfarë lojtarësh vijnë, duhet të jetë në të mirën e klubit, skuadrës si strategji, edhe si vendosje për ekipin brenda fushës. Është puna e përbashkët

mes trajnerit, drejtorit dhe të tjerëve në vazhdim.

Do të ketë ndryshime në formacion ndaj Laçit?

Gjithmonë do të shohim lojtarët që janë gati për ndeshjen e nesërme (sotme). Lojtarët duhet të jenë gati për ndeshjen, nuk ka kursim. Ka futbollist­ë që kanë pushuar dhe mund të pushojnë edhe nesër (sot). Lojtarët që do të shikoj se do të japin maksimumin, do të jenë në fushë nesër (sot). Secili është i rëndësishë­m dhe duhet të japë maksimumin.

Në qoftë se do të merrnit një propozim për deputet, do ta pranonit?

Unë nuk jam politikan. Nuk kam qejf të merrem me politikë. Kjo është fusha që unë e njoh shumë mirë punën time dhe më mirë rri këtu, te fusha që di të bëj më mirë. Për të drejtuar si politikan, nuk është fusha ime. Një i huaj nuk mund ta flasë gjuhën shqipe më mirë se një shqiptar. As unë...

A keni caktuar një datë me presidenti­n për të biseduar për të ardhmen?

Nuk e di pse të gjithë e bëni këtë pyetje. Kemi ndeshje me Laçin nesër (sot). Aty e kam të gjithë vëmendjen. Deri në finale duhet të marrim maksimumin nga të gjitha ndeshjet. Duhet të marrim Kupën se s'bën. Do të jetë diçka shumë e madhe nëse i fitojmë të dyja për 100-vjetor. Aty e kam mendjen.

Skeptikët e cilësojnë si fat ecurinë e Tiranës. A keni përgjigje?

Në qoftë se ndodh diçka 1 herë, quhet fat, por në qoftë se ndodh 17 apo 20 herë, nuk quhet fat. Unë jam i bekuar nga Zoti. E kam emrin Emanuel Egbo që do të thotë "Zoti është me mua". Kur të mbarojë çdo gjë, do të flasim. Zoti ka pjesë në këtë arritje.

Zoti nuk ka zbritur nga qielli, por është në stafin tim, në këtë objektiv që kemi arritur deri tani. Falënderoj të gjithë skeptikët, se më kanë bërë më të fuqishëm për të vazhduar punën time. Keni deklaruar për mediat nigeriane se në Shqipëri nuk e kanë pranuar faktin që një njeri me ngjyrë e ka fituar titullin. Kaq shumë e keni ndier racizmin këtë sezon te Tirana?

Ndoshta e kanë keqkuptuar si e kanë shpjeguar, sepse unë thashë që është diçka e vështirë të pranohet nga disa. Unë kam pasur mbështetje nga shumica e njerëzve në Shqipëri, nga tifozët, ata që kanë qenë pozitivë. Tirana ka dalë kampione, sepse ka qenë e rrethuar me njerëz pozitivë. Ka qenë e rrethuar me harmoni, si një familje. Ka pasur edhe nga ata që nuk kanë dashur ta fitojë Tirana titullin. Gjërat duhen thënë troç. Ka njerëz që kanë folur keq edhe kur kemi qenë duke fituar, nuk

kanë qenë të kënaqur. Në qoftë se unë do të hap telefonin dhe do të tregoj mesazhet, shumë trajnerë të rinj shqiptarë më kanë uruar. Pozitivite­ti më jep më shumë fuqi për të dhënë maksimumin. Jemi përkushtua­r shumë deri në fitimin e kampionati­t. Gjerat janë siç janë, disa të vërteta duhen thënë.

I druheni faktit që një vendim i Etikës mund ta cenojë titullin?

Nuk e kam mendje atje, sepse e di që i gjithë klubi i Tiranës ka qenë i pastër. Çdo gjë që kemi bërë që nga fillimi deri në fund, e kemi merituar plotësisht fitimin e kampionati­t. Që kur kam marrë drejtimin deri në fund e kemi fituar çdo gjë me djersën tonë dhe me punën e përbashkët që kemi bërë. A do të pranoni të punoni si trajner portierësh në rast se klubi sjell trajner të ri?

Nuk kam koment. Jam brenda klubit dhe e di çfarë jemi duke folur. Do ta merrni lajmin në kohën e duhur.

 ??  ?? Presidenti Refik Halili prezanton sulmuesin e ri, Albion Avdijaj
Presidenti Refik Halili prezanton sulmuesin e ri, Albion Avdijaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania