Panorama Sport (Albania)

Plani “B”, Partizani merkato me të huazuarit

Tri rikthime janë të sigurta, në monitorim e ardhmja e Asanit

- ILIR CARA

Partizani për momen tin e ka të bllokuar merkaton në hyrje, ndaj planet që kishin bërë drejtuesit për revolucion­in gjithëpërf­shirës janë pezull. Të kuqtë janë dënuar nga FIFA që në dy sesionet e radhës të mos bëjnë merkato në hyrje. Kjo ka ardhur si rezultat i gjyqit të fituar nga Istra, që paditi Partizanin për federimin e Erald Çinarit në verën e 2018-ës. Klubi kryeqyteta­s e ka apeluar vendimin në KAS-in e Lozanës dhe pret që brenda gushtit të pezullohen efektet prapavepru­ese të dënimit të FIFA-s, dukë bërë të mundur që Partizani të jetë aktiv në merkato. Në kushtet e bllokimit, ekzistojnë plane "B", "C" etj., që të kuqtë të gjejnë hapësira për të forcuar ekipin. Marrja e lojtarëve nga të rinjtë dhe Partizani B është e mundur apo mund të federojnë lojtarë tek ekipi i dytë, ku pas debutimit atje, ata mund të kontribuoj­në për skuadrën e parë. Plani më konkret për forcimin e skuadrës në kushtet e bllokimit është rikthimi i lojtarëve të huazuar, proces i cili ka nisur që në fillim të qershorit.

LUKAS DHE ÇIKANI Në merkaton e dimrit Partizani huazoi dy lojtarë te Besa e Kavajës, Lukas Kardozo dhe Dionis Çikani, proces i cili u krye edhe me blerjen e kartonit të sulmuesit Tedi Cara. Të dy lojtarët janë rikthyer te "demat" dhe që nga java e parë e qershorit stërviten me ekipin, ndonëse nuk kanë mundësi aktivizimi në këtë fund kampionati. Braziliani është një përforcim për fazën sulmuese, pasi Lukas mund të luajë në të dy krahët e sulmit. Dionis Çikanin të kuqtë ia "rrëmbyen" Tiranës në janar dhe 21-vjeçari shikohet si një lojtar me të ardhme dhe përforcim me vlera në mesfushë dhe sulm. Ndonëse merkatoja është e bllokuar, të huazuarit mund ta përforcojn­ë pa problem Partizanin me kthimin e tyre.

HYSENI DHE ASANI Alesio Hyseni dhe Jasir Asani ishin dy lojtarët që Partizani huazoi në janar jashtë vendit. Mesfushori vlonjat u huazua në Ishujt Faroe. Huazimi ishte i vlefshëm deri në fund të qershorit dhe më pas KI Klaksvik e riktheu Hysenin te Partizani. 23-vjeçari është nën kontratë me të kuqtë, ndaj në kushtet e merkatos së bllokuar është një mundësi përforcimi për "demat". Në dallim nga tre lojtarët e mësipërm,

ndryshe është situata e Jasir Asanit, të cilit i është zgjatur huazimi tek AIK Stokholm deri në fund të gushtit, ku suedezët kanë klauzolën e blerjes. Nëse merkatoja nuk zhbllokohe­t, nuk është çudi që Partizani ta kthejë Asanin për të forcuar ekipin, të paktën edhe për një vit.

 ??  ?? Dionis Çikani 21 VJEÇ, MESFUSHOR-SULMUES
Dionis Çikani 21 VJEÇ, MESFUSHOR-SULMUES
 ??  ?? Alesio Hyseni 23 VJEÇ, MESFUSHOR
Alesio Hyseni 23 VJEÇ, MESFUSHOR
 ??  ?? Jasir Asani 25 VJEÇ, SULMUES
Jasir Asani 25 VJEÇ, SULMUES
 ??  ?? Lukas Kardozo 26 VJEÇ, SULMUES
Lukas Kardozo 26 VJEÇ, SULMUES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania