Panorama Sport (Albania)

Daja: Gjithçka për dy fitore

“Klubi ynë është jashtë aleancave, duhet të shpresojmë deri në fund”

- LLAZI SARO

Skënderbeu do të kërkojë të marrë mak simumin sot në orën 20:45 në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit të vendit të dytë. Korçarët kanë ende shpresa matematiko­re për një vend në Europë, edhe pse mund të mos mjaftojnë as dy fitore në rast se Teuta rivale bën mirë në ndeshjet e mbetura. Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, flet për ndeshjen e radhës dhe beson ende tek objektivi europian. Sipas tij, gjithçka tani është llogari me laps e letër. Trajneri sqaron edhe një herë të ardhmen, duke theksuar se çdo gjë varet nga vendimi që do të merret për klubin në Gjykatën Federale.

Si shkon Skënderbeu në ndeshjen ndaj Kukësit?

Mund të themi se deri diku jemi të plotë. Kemi rikthimin e rëndësishë­m të Elezit dhe Imamit, që kanë kaluar problemet fizike. Na mungon Mara për shkak kartonësh. Kjo do të jetë gjendja jonë në ndeshjen e radhës ndaj Kukësit. Ekipi ka qenë i motivuar gjatë kësaj jave dhe i përqendrua­r për të bërë mirë në këtë takim. Fakti që Kukësi nuk është më në garë për titull, do të jetë një plus për ju?

Kukësi është një ekip me shumë elementë cilësorë dhe kjo flet për forcën e këtij ekipi.

Mund të them se është diçka që ka dy anët e medaljes. Nga një anë, mund të jenë jo të motivuar në maksimum, pasi nuk kanë objektiv. Por nga ana tjetër, janë të rrezikuar për të humbur vendin e dytë dhe duke qenë se nuk kanë presionin e rezultatit, mund

të shprehen më lirshëm në fushë. Kjo është situata në nivel paragjykim­i, pasi gjithçka do të shihet në fushë. Unë shpresoj dhe kërkoj nga ekipi im që të japë më të mirën në fushë, pasi fitorja është rezultati që na bën punë për të mbajtur hapur objektivin.

Do të keni përballë Shehin. Një përballje speciale?

Nuk ka asgjë speciale, pasi nuk do të jetë një përballje mes Dajës dhe Shehit, por një ndeshje mes Skënderbeu­t dhe Kukësit. Janë ekipet ato që luajnë në fushë, e për rrjedhojë nuk ka asgjë të veçantë mes dy trajnerëve. Në këtë pikë kur janë edhe dy javë në lojë, sa besoni tek arritja e zonës europiane?

Më duhet të besoj deri në fund, pasi është një objektiv që duam ta realizojmë. Jemi në një situatë kur çdo hap fals është pa kthim. Prandaj presim të bëjmë më të mirën dhe të shohim se si do të paraqiten edhe ekipet e tjera në ndeshjet e tyre. U druheni kompromise­ve të rivalëve në këtë fundkampio­nati?

Unë nuk dua të paragjykoj apo të jap parashikim­e si disa pseudoanal­istë për çështje të tilla. Unë di të them vetëm

kaq, se Skënderbeu asnjëher nuk ka qenë i përfshirë në t tilla gjëra. Nuk ka pasur kur rë aleanca, as në këtë kampi onat dhe as në kampionat të tjera. Gjithmonë Skënder beu ka marrë atë që ka meri tuar dhe ka dhënë më t mirën e vet në fushë. Për t tjera gjëra që nuk kanë t bëjnë me ekipin tim, nuk du të bëj komente.

Çfarë ju ka thënë klub për të ardhmen?

Të gjithë në këto moment jemi të fokusuar te mbyllja kampionati­t, pasi duam t bëjmë mirë dhe të arrijmë ob jektivin. Mund të them s gjithçka mbetet e varur ng vendimi i Gjykatës Federale Pas vendimit do të shihet m qartë se cili do të jetë plani veprimit dhe strategjia e klu bit në varësi të vendimit. N të gjithë shpresojmë dh duam që Skënderbeu të dal i pastër nga çështja që ka m UEFA-n, edhe për të mirën futbollit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania