Panorama Sport (Albania)

Martini: Në Vlorë vulosim Europën

"Ekipi është gati, por kam disa dëmtime. Për rinovim nuk kam folur, dua dhuratë një trofe"

- ZAMIR QYPI

Teuta ka shkuar me ide të qarta në Vlorë, do fitoren dhe zonën "Euro". Edhe pse përballë do të kenë një ekip të rënë nga kategoria, Edi Martini nuk e quan assesi të lehtë këtë 90-minutësh. Gjatë konferencë­s së dhënë për mediat, trajneri thekson se duhet ta mbyllin këtë çështje që sot dhe më pas do të përqendroh­en te finalja e Kupës së Shqipërisë. E do me çdo kusht këtë trofe, si dhuratë për ekipin dhe veten. Kur pyetet për të ardhmen e tij dhe planet për merkaton, shkodrani sqaron se nuk është koha e duhur për të folur. Një fitore me Flamurtari­n ju siguron Europën nga kampionati, a është gati ekipi që ta vulosë këtë objektiv që në Vlorë?

Ekipi është gati, ndonëse kemi disa lojtarë të dëmtuar. Avdyli dhe E.Vila nuk janë në gjendje të mirë. Do të jenë në dispozicio­n, por jo në formacion nesër (sot). Gruda dhe F.Beqja gjithashtu kanë disa shqetësime, megjithatë të tjerët janë OK. Morali është i duhuri dhe djemtë e kanë kuptuar që në është një ndeshje e rëndësishm­e për ne, pasi duhet të sigurojmë pjesëmarrj­en në zonën "Euro" dhe të realizojmë objektivin që ka pasur klubi prej fillimit të kampionati­t. Si është gjendja e grupit pas kualifikim­it për në finale, ka më shumë entuziazëm?

Entuziazmi ekziston, por në limite. Futbollist­ët i shoh me këmbë në tokë dhe janë të

përqendrua­r te Flamurtari. Ta mbyllim me sukses këtë përballje dhe të jemi të qetë për finalen me Tiranën.

A i druheni euforisë dhe çfarë keni bërë për ta shmangur nëse është prezent?

Po, kemi folur gjatë për këtë. Flamurtari na ka surprizuar

në Durrës në fazën e tretë, kur na mori një barazim 1-1. Vlonjatët kanë një ekip të mirë, me djem të rinj dhe duan të afirmohen dhe të lëvizin në ekipe të tjera. Ky takim do të jetë një reklamë e mirë për ta, që kur lozin me ekipe të mëdha, janë më të motivuar. Shto këtu që luajnë pa stres, ndaj ne e kemi parashikua­r si një ndeshje aspak të lehtë.

Nëse arrihet trofeu i Kupës së Shqipërisë, çfarë "dhurate" do t'i bëni vetes?

Dhuratë më të bukur se kupa nuk ka. Çfarë mund të më japë kënaqësi më të madhe se ajo, nëse arrijmë ta marrim.

E ardhmja e Martinit cila është, a keni folur me drejtuesit për vazhdimësi­në?

Jo, nuk kam folur. Jam i fokusuar te ndeshja e radhës. Kemi kohë për të folur për vazhdimësi­në. Më e rëndësishm­e është arritja e objektivav­e dhe me ndihmën e Zotit të marrim edhe kupën. Koha për t'u përgatitur për Europën është e shkurtër. Me merkaton duhet nxituar. Çfarë lojtarësh ju duhen?

Nuk është koha për të diskutuar çfarë lojtarësh na duhen. Në këtë periudhë duhet të mendojmë për rezultatet e fundit dhe Kupën e Shqipërisë. Më pas do të flasim. Kemi rreth 20 ditë kohë për Kupat e Europës, ndërkohë që do të shohim se cilëve lojtarë u ka mbaruar kontrata. Por, tani nuk është koha të flasim për merkaton.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania