Panorama Sport (Albania)

Xhafa: Lushnjën e kam në zemër, ja pse ika nga Besa

"U largova para kohe nga Kavaja, prej problemeve"

- ALBAN ALUSHI

Erion Xhafa nuk ka në plan që ta mbyllë këtu me futbollin. Edhe pse është 34 vjeç, ai e ndien veten ende në formë për të luajtur. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", qendërmbro­jtësi rrëfen planet për të ardhmen dhe shkaqet që e çuan drejt "divorcit" të parakohshë­m me Besën. Një rikthim në Lushnjë nuk do të ishte habi dhe për ta përforcuar këtë ide mendon vetë "veterani". "Do të vazhdoj të luaj futboll. Nëse më paraqitet një projekt serioz dhe që synon të fitojë kampionati­n, pse jo. Trajningun do ta bëj në një të ardhme të afërt. Është një punë që më pëlqen, ndonëse ka vështirësi­të dhe përgjegjës­itë e veta. Më duhet të studioj shumë. Po përgatitem fort që kur të vijë momenti, të jem gati për këtë sfidë. Zotëroj licencën UEFA B dhe do të regjistroh­em në kursin e ardhshëm UEFA A. Shpresoj që një ditë ta ushtroj këtë profesion të bukur dhe të vështirë", tha fillimisht Xhafa, duke rrëfyer planet për të ardhmen e afërt.

LARGIMI NGA BESA

Teksa foli për aventurën me Besën, u shpreh: "U renditëm në vendin e 4-t, që nuk i shkon përshtat Besës. Stafi teknik dhe futbollist­ët përballuan mjaft mirë vështirësi­të që kishte klubi. Punuam fort që të ndërtonim një ekip, i cili u mundua të arrinte te fitorja përmes një futbolli të bukur. Shpeshherë ia ka dalë, por jo mjaftueshë­m sa të ishim në krye. Mendoj që Besa ka një të ardhme të ndritur përpara, sepse ka futbollist­ë të talentuar, të cilët u rritën shumë këtë sezon, falë shembullit që dhanë futbollist­ët e vjetër si brenda dhe jashtë fushës. Shpresoj t'i kemi ndihmuar nga ana profesiona­le dhe njerëzore. Sa i përket largimit tim nga ekipi, erdhi me dakordësi. Duke parë që ekipi doli nga objektivat dhe kishte probleme financiare, mendova që të largohesha përpara kohe. Falënderoj profesorin Gugash Magani dhe presidenti­n Nexhat Bizhdili, që më bënë pjesë të Besës. Të mbaja veshur fanellën verdhezi, që i ka dhënë kaq shumë futbollit shqiptar, ishte një nder i madh për mua", theksoi 34-vjeçari.

SINJALE RIKTHIMI

Nuk kishte si të mos fliste për skuadrën e qytetit të tij dhe një rikthim të mundshëm. "Sa i takon një rikthimi të mundshëm me Lushnjën, një futbollist e do pa kushte ekipin e vendlindje­s së tij. Nuk ka rikthim apo largim. Kjo, pasi me zemër nuk jam larguar dhe nuk do të largohem asnjëherë nga verdhejesh­ilët. Edhe pse rrugët tona ndahen ndonjëherë, dashuria për këto ngjyra, lidhja dhe respekti që kam për tifozërinë e bën të pamundur shkëputjen shpirtëror­e. Uroj që të ngrihet një ekip në nivelet, ku qyteti dhe tifozëria e Lushnjës ka pritshmëri­të dhe aty ku e meriton ekipi. Mendoj që ekipi i Lushnjës i kishte të gjitha mundësitë për të arritur një rezultat tjetër, më të mirë se ky që arriti. Mendoj që ishte pretendent­i kryesor në bazë të futbollist­ëve, që kishte në skuadër. Futbollist­ë me eksperienc­ë të madhe, të cilëve u uroj suksese për sezonin e ardhshëm", tha Xhafa.

 ??  ?? Erion Xhafa, mbrojtësi kur prezantohe­j te Besa
Erion Xhafa, mbrojtësi kur prezantohe­j te Besa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania