Panorama Sport (Albania)

Filozofi Sarri: Humbëm se donim vetëm fitoren

“Mungesat s'janë justifikim, ndaj Sampit nuk dështojmë”

- REINOLD BAKALLI

Duhej të ishte ndesh ja e festës, por re zultoi një tjetër paraqitje që do t’i japë dhembje koke. Mauricio Sarri mundohet në konferencë­n për shtyp të gjejë shkaqet e humbjes së djeshme, teksa mendimet e tij janë orientuar te sfida e radhës në Torino ndaj Sampdorias.

PROBLEME TË NJËJTA -

"Në kohët e fundit kështu po ndodh me të gjithë. Ishim në avantazh, por më pas humbëm rendin e ideve dhe e dërguam takimin në shina të rrezikshme. Pasi ata barazuan, donim të fitonim me çdo kusht dhe kjo bëri që të ndëshkohes­him në kohën shtesë".

EKULIBRA - "Në këtë fazë të sezonit është e vështirë të gjesh ekuilibër, sepse të gjithë po luajnë në kushte të vështira. Fizikisht po sforcohemi shumë dhe nuk e kemi të lehtë që të shfaqemi agresivë. Nuk duhet të shpërqendr­oheshim, por ne e bëmë dhe për pasojë humbëm ndaj Udinezes".

MIKU GOTI - "Luka dhe Udineze e tij do të shpëtonin gjithsesi, por neve na vjen keq që humbëm dhe kjo ndjesi besoj se është normale kur je Juventusi dhe nuk arrin të marrësh maksimumin".

IZOLIMI - "Nuk besoj se po ndikohemi ngaqë qëndruam shumë muaj pa luajtur për shkak të virusit. Siç thashë, në këtë moment nuk mund të jesh efikas për gjatë gjithë 90 minutave të

ndeshjeve dhe çdo përballje karakteriz­ohet nga çudira. Logjika nuk i përket këtij sezoni dhe për këtë mjafton të shihni se sa lehtë ndryshon inercia e ndeshjeve. Uroj që djemtë të kenë nxjerrë një mësim nga humbja e sotme (djeshme)".

CHAMPIONS-I - "Nuk

besoj se mendjet e lojtarëve janë te sfida e Champions-it. Mendoj vetëm për Sapmdorian dhe faktet më japin të drejtë sepse kam disa javë që them se pikët për titullin matematiko­r do të ishin të vështira për t'u arritur".

MUNGESAT - Kielini na ka munguar gjatë gjithë sezonit,

por një ekip pretendent duhet që të plotësojë boshllëqet që krijohen. Bonuçi do të jetë gati ashtu si Demirali, ndërsa Pjaniçi ka një shqetësim të lehtë te muskujt e barkut. Siç thashë, nuk mund të kapemi pas dëmtimeve apo kartonëve për një ndeshje të humbur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania