Panorama Sport (Albania)

“Zonja” kampione nga divani, ose të dielën me Sampin

-

Çështja e titullit mbetet ende e hapur në Itali pas humbjes së djeshme të Juventusit. Bardhezinj­të mund të shpallen kampionë nëse Atalanta humbet sot me Milanin dhe Interi nuk fiton me Xhenoan, ose me një sukses të dielën ndaj Sampdorias. Edhe rëniet nga kategoria nuk janë ende zyrtare, por vështirë të ketë ndryshime. Me fitoren në derbi, Xhenoa është thuajse e shpëtuar, ndaj ekipet e Serisë A që do të bien nga kategoria janë SPAL-i, Bresha dhe Leçe. Këta të fundit i mban në lojë matematika, por 4 pikë në tri sfida ngjajnë më shumë me një mision të pamundur. Përveç rrëzimeve, kampionati italian ka shpërndarë edhe biletat për kompeticio­net europiane. Si fituese e Kupës së Italisë, Napoli do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, ku do t'i bashkohet edhe e pesta në renditje që do të përcaktohe­t nga dueli në distancë me Romën dhe Milanin. 270 minutat e fundit të sezonit do të jenë vendimtare dhe humbësja e këtij dueli do të duhet të përballohe­t me turin e dytë eliminator të Ligës së Europës që do të luhet zyrtarisht më 17 shtator.

Lacio, Inter dhe Atalanta janë ende në luftë për tri vendet pas kryesueses, teksa Roma sheh gjithçka nga 11 pikë distancë që ngjasojnë si një mal i vështirë për t'u kapërcyer. Vendi i dytë vlen 10 milionë euro më tepër se i katërti për sa u përket premiove të Ligës së Serisë A, ndaj parashikoh­en duele të zjarrta për ndeshjet e mbetura. Sidoqoftë, cilado të jetë renditja përfundimt­are, Lacio, Inter, Atalanta, Juventus kanë siguruar pjesëmarrj­en e tyre në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve duke filluar që nga faza e grupeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania