Panorama Sport (Albania)

Pioli: E doja rinovimin, Milani im ka ndryshuar

“S’jemi ekipi i fazës së parë, e tregojmë në fushë”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Tashmë që lidhja me klubin deri në vitin 2022 është zyrtare, kanë dalë edhe shifrat e akordit. Stefano Pioli do të arkëtojë 2 milonë euro në vit, teksa Champions-i mbetet obektiv kryesor në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, ekipi vijon gjurmimin e Romës për të tentuar vendin e pestë, me tranerin që konfirmon të gjitha aspektet pozitive ë Milanit.

Si është gjendja psikologji­ke e skuadrës?

Fakti që luajmë ndaj një ivali me kaq peshë largon rezikun e shpërqendr­imt. Kemi luajtur si të barabartë me Juven e Napolin, nuk kemi përse t’i druhemi Atalantës e cila nëse do të kishte fituar me Juven, sot do të ishte kandidate për titull. Nga ana onë kemi punuar mirë dhe duam të ruajmë vijimësinë e rezultatev­e.

Në fazën e parë u mundët me 5 gola. Çfarë ka ndryshuar që atëherë?

Ishim në hapat e parë të një rrugëtimi rritjeje dhe ajo përveçse ishte një ndeshje e keqe për ne, rezultoi shumë pozitive për Atalantën.

Sa do të ndikojnë mungesat në këtë takim?

Benaser, Romanjoli dhe Hernandez kanë karakerist­ika tejet të rëndësishm­e për lojën tonë. Kam besim tek ata që do të uajnë dhe mendoj se do të bëjnë detyrën.

Keni ende emocione për rinovimin e kontratës me Milanin?

E kam të vështirë që të mos e mendoj sepse ishte diçka që e dëshiroja dhe e mendoja, por takimi i adhës ka shumë rëndësi e duhet të fokusohem.

Si e gjykoni momentin e ekipit tuaj?

Kemi arritur soliditet dhe dimë të qëndrojmë në brendi të ndeshjeve. Së bashku me Atalantën jemi mes ekipeve më në formë. Po të kishim pasur edhe tiozët, do të kishim bërë edhe më mirë mendoj.

A do të dilni zbuluar para klubit për të mbajur Ibrën në ekip?

Ardhja e tij rezultoi helbësore. Duhet parë nëse ekziston vullneti për ë vijuar ky bashkëpuni­m, por fillimisht le të mendojmë

për të mbyllur sa më mirë sezonin. Pas 2 gushtit do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Do të ishte bukur sikur t’ju konfirmoni­n grupin me të cilin po arrini gjëra kaq pozitive.

Rëndësi ka vazhdimësi­a,

kjo është ajo karakteris­tikë që dua të më konfirmohe­t. Mungojnë ende tri ndeshje dhe ne do të mundohemi të korrim maksimumin e pikëve, ndërkohë që na duhet të shpresojmë që rivalët të ndalen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania