Panorama Sport (Albania)

Lu-La, “eklips” pas karantinës

Momenti delikat i Interit pasqyrohet te sulmuesit, shifrat dëshmojnë rënie të dukshme

- Përgatiti: LEDIO NASE

Kur ke frikën të mos shënosh, duhet të nisësh të mendosh për ndikimin e një force të padukshme. Dhe kur kjo ndodh, gjithçka ngadalësoh­et. Pas karantinës, për Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinezin duket të ketë nisur një “pelegrinaz­h” në një rrugë të përbërë nga frika të diktuara ndoshta nga rasti dhe nga shifra që dëshmojnë një rënie të dukshme. RENDIMENTI PAS VIRUSIT – “Lu-La” ishte nisur fort në rinisjen e kampionati­t. Të dy me gol ndaj Sampdorias kishin bërë të shpresohej për një kthesë. Ndërsa të dy kanë nisur të ecin me ritme të ngadalta. Kundër Fiorentinë­s ka qenë mbi të gjithë belgu ai që dukej të mos ishte në ditën e tij: tri herë pranë golit, në një prej të cilave madje tregoi një egoizëm të pavend që mund t’i kishte hequr Sançezit një gol të thjeshtë. Kundër violëve, notë negative edhe për argjentina­sin, që u aktivizua nga stoli dhe gaboi shumë, praktikish­t gjithçka. Momenti delikat i skuadrës duket se pasqyrohet te dy sulmuesit. Përpara ndalesës kishin shënuar 36 gola të dy, më pas vetëm 6. Megjithëse shifrat janë bruto, në kuptimin që ndeshjet pas rinisjes normalisht janë më pak se ato para. Ndaj, duhet marrë mesatarja. SITUATA — Lukaku, mes të dyve, është ai që ka pasur një rendiment më të mirë: 4 gola mes Sampdorias, Sasuolos, Bolonjës dhe Romës. Ndërsa Lautaro ka ngritur frenat: pas Sampdorias, ka arritur të ndëshkojë vetëm Torinon. Argjentina­si ndoshta shfaq shenjat

e një merkatoje që për të ka nisur në mënyrë paradoksal­e kur kampionati ishte i ndalur. Zërat e Barcelonës, të shtyra shumë nga mediat spanjolle, kanë drejtuar energjitë më shumë në merkato se në fushë. Lautaro nuk ka treguar ende atë që shfaqi

përpara pezullimit të Serisë A e mbi të gjitha nuk ka pasur vazhdimësi. Rritja paralele e Sançezit, më pas, i ka ofruar Kontes një alternativ­ë të vlefshme në shtëpi. E kështu, tri javë nga përfundimi, Interit i mungon një siguri e përforcuar deri në mars.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania