Panorama Sport (Albania)

Zidan qëndron, “ngrin” Juventusi

Pranon faktin që s'do të ketë merkato, "Zonja" e kishte në plane pas Sarrit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Vendimi është mar rë. Zinedin Zidan do të qëndrojë te Reali i Madridit për sezonin 2020-2021. Presidenti Florentino Perez dhe francezi janë takuar me njëri-tjetrin pas përfundimi­t të kampionati­t dhe kanë vendosur për vazhdimin e bashkëpuni­mit dhe projektit që kanë nisur. Fitorja e titullit kampion për herë të 34-t në histori ka larguar çdo dyshim që mund të ekzistonte në mendjen e të tjerëve. Zizu do të qëndrojë, të paktën edhe për një sezon tjetër. "Zidan është një bekim i rënë nga qielli për Realin e Madridit", tha Florentino Perez kur skuadra e tij u shpall kampione në mënyrë matematiko­re pas fitores ndaj Vijarealit. Francezi u rikthye në një moment të vështirë në skuadrën e Realit dhe i riktheu titullin kampion. Askush nuk mund ta diskutojë të ardhmen e tij. I pëlqen dikujt më shumë apo më pak, Zinedin Zidan është kampion dhe e ka siguruar vendin në stol me titujt e fituar. Ai ka kontratë për 2 vite të tjera me Realin e Madridit, por dokumentet nuk kanë qenë kurrë problem për të. Zidan i fali 1 vit kontratë Realit si lojtar, por e bëri edhe si trajner. Tani, ai e di mjaft mirë si funksionon situata te Reali. Nëse nuk fiton tituj, nuk e ke vendin të sigurt dhe rrezikon të largohesh, pavarësish­t kontratës. Palët kanë diskutuar edhe mënyrën se si do të projektohe­t e ardhmja dhe faktin që nuk do të ketë merkato të bujshme pas përfundimi­t të sezonit. Zidan e ka pranuar faktin që klubi nuk ka mundësi për të bërë investime të çmendura, por Perez i ka premtuar se pas sezonit të ardhshëm do të ketë afrime cilësore dhe goditje të mëdha. Zidan ka marrë garanci se do të largohen edhe të padëshirua­rit, për të pasur një skuadër me lojtarët që

ai do dhe që i mendon të rëndësishë­m për të ardhmen e klubit.

"NGRIN" JUVJA- Juventusi gjatë kësaj kohe ka qenë duke e menduar si trajnerin e ardhshëm Zinedin Zidanin, duke qenë se Mauricio Sarri nuk po bind. Mirëpo, pas këtij vendimi që ka marrë Reali i Madridit, kampionët e Italisë duhet të shohin për alternativ­a të tjera, sepse Florentino Perez nuk do ta lërë të lirë Zidanin dhe është shumë i kënaqur nga puna e tij. Në këtë mënyrë, bardhezinj­të duhet t'i besojnë sërish Sarrit, ose të hedhin sytë nga Poçetino.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania