Panorama Sport (Albania)

MSG-ja në krizë, Mesi ka nevojë për shpërthimi­n e Suarez-Grizman

Misioni Champions, uruguaiani duhet të thyejë mallkimin

-

Nëse Barcelona pretendon të jetë favorite serioze në Ligën e Kampionëve, duhet që të rimëkëmbë treshen e sulmit dhe ta bëjë atë të funksionoj­ë si një lojtar i vetëm. Duhet që tri yjet që përbëjnë këtë repart të kuptohen, të kërkojnë njëri-tjetrin, të jenë efektivë. Ky ka qenë një problem për skuadrën e Setienit në këtë sezon. Ky i fundit vendosi që të ndryshonte skemën për të luajtur me 4-4-2 romb dhe Mesi në mbështetje të Suarezit dhe Grizmanit. Diçka e tillë funksionoi kundër Vijarealit, por nëse nuk funksionon në këtë mënyrë edhe për sfidat e Europës, atëherë titulli është praktikish­t i pamundur. Problemi është që Mesi, pavarësish­t se doli golashënue­si më i mirë i sezonit, ka shënuar shumë pak gola. Kjo gjë sjell më pak gola te Barcelona sesa në sezonet e kaluara. Pavarësish­t se katalanasi­t shënuan 86 dhe kishin sulmin më të mirë, kjo nuk mjaftoi për të sjellë trofeun. Luis Suarez qëndroi shumë kohë jashtë fushës së lojës dhe nuk kishte kushtet e duhura fizike. Tani është rikthyer në formë, por ende jo në 100%. Barcelona ka nevojë për të për të fituar Champions-in. Luisito ka "firmosur" sezonin më të dobët që nga koha kur është sulmues i Barcelonës me 19 gola. Edhe Antuan Grizman nuk ka qenë më mirë. Francezi ka pasur probleme të shumta për t'u përshtatur me katalanasi­t dhe në vitin e tij të parë ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Në total MSG-ja ka shënuar 64 gola dhe ka dhënë 42 asiste. Si të mos mjaftojnë statistika­t negative për repartin e avancuar, Luis Suarez ka një tjetër "makth" që duhet ta prishë. Uruguaiani nuk ka shënuar në transfertë­n e Champions-it prej 5 vitesh dhe ky ka qenë një nga problemet e mëdha të Barcelonës në dështimet e njëpasnjës­hme në Europë. Për të triumfuar aty është nevoja e të gjithëve. Leo Mesi dëshiron që të ketë mbështetje­n e Suarezit dhe Grizmanit për të shmangur një tjetër sezon të dështuar në Europë. Gjithçka do të fillojë me ndeshjen kundër Napolit, e vlefshme për fazën e 1/8ave të Ligës së Kampionëve. E para ka përfunduar 1-1 në Itali dhe katalanasi­t i druhen formës së mirë që po kalon skuadra e Gatuzos

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania