Panorama Sport (Albania)

Asnjë nuk largohet falas nga Mynihu

-

Karl Hainc Rumenige ishte shumë i irrituar me lajmet e merkatos që po qarkullojn­ë së fundmi për disa nga lojtarët e Bajernit të Mynihut. Drejtori ekzekutiv i skuadrës bavareze u pyet gjatë prezantimi­t të Leroi Sanesë për vazhdimësi­në e disa prej lojtarëve të skuadrës së tij në Mynih.

PËR BOATENG DHE MARTINEZ

"Do të duhet të presim edhe pak për të kuptuar nëse Zherom dhe Havi kërkojnë të qëndrojnë me ne edhe për sezonin tjetër ose duan të largohen".

PËR TRANSFERIM­ET E MUNDSHME

"Leroi është transferim­i i dytë më i shtrenjtë pas Lukas Hernandezi­t. Por në verën e kaluar çmimet ishin shumë më ndryshe nga tani. Asnjë njeri nuk mund ta thotë me siguri se për sa kohë pandemia do të ketë ndikim në futboll. Për momentin situata është e ndërlikuar për të gjithë. Shpresoj që të rikthehemi në normalitet sa më shpejt".

PËR DAVID ALABA

"Do të ishte mirë që ai të vazhdojë të luajë për Bajernin e Mynihut. Nuk është një sekret, çështja ka mbetur për çështje parash dhe kontrate. Ne kemi paraqitur ofertat tona. Tani i takon lojtarit dhe agjentit të tij për të vendosur. Por një gjë është e sigurt. Askush nuk do të largohet me "ulje çmimi" nga Bajerni vetëm se jemi në kohë pandemie. Kur vjen puna te rrogat dhe bonuset e agjentit, ata nuk e marrin fare parasysh këtë gjë. David është në bisedime me Hasan Salihamixh­iç, por për momentin nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje. Ne duam që ai të rinovojë me ne, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do të shohim për mundësi të tjera".

PËR TIAGON

"Për Tiagon gjërat janë ndryshe. Ai (lojtari) i ka komunikuar Salihamixh­içit që kërkon të provojë një aventurë të re. Por deri tani nuk kemi pasur kontakte me asnjë klub. Si Tiago dhe Alaba duhet të luajnë deri në përfundim të Champions-it. Shpresoj që këto çështje të mos ndikojnë në skuadër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania