Panorama Sport (Albania)

Juventus pa busull, Udineze i shtyn festën

Sarri ka distancë sigurie, shpallet kampion nëse fiton me Sampin të dielën

- Përgatiti: LEDIO NASE

Shtyhet festa e titullit për Juventusin, që humbet 2-1 në "Dacia Arena" kundër Udinezes. Asgjë e rëndë (ndoshta) për "Zonjën", pasi avantazhi (prej 6 ikësh mbi Atalantën dhe 7 mbi Interin) i mban në distancë sigurie dhe trofeu mund të sigurohet të dielën duke mposhtur Sampdorian, ose edhe të shtunën nëse Atalanta dhe Interi nuk fitojnë kundër Milanit dhe Xhenoas.

AVANTAZH I "ZONJËS" - Shtyllë befasuese e friulanëve që në kundërsulm, në një krosim nga e majta, "detyrojnë" Danilon në një ndërhyrje me kokë në emergjencë që kalon Sheznin dhe dërgon topin në traun e majtë të portës së polakut. Në tërësi "Zonja" bën ndeshjen: në të 5-ën Kristiano kthehet bukur me të majtën por dërgon topin në krahët e Musos (Dibala ishte në pozicion jashtë loje, goli në çdo rast do ishte anuluar), në një aksion ku skuadra e Sarrit i fshehu topin kundërshta­rit për më shumë se një minutë. Një Juventus që duket se nxiton të zhbllokojë ndeshjen dhe ta vendosë në dishezë, edhe për të mos u kapur nga ankthi në momentet e fundit. Në të 15-ën është Nujtink që, me një kthim prapa për Muson, rrezikon autogolin: në goditjen nga këndi goditja e Ramsejt kthehet prapa nga mbrojtja e Udinezes, topi shkon te Dibala që lëshon të majtën por gjen përgjigjen e Musos që e grushton në fundore. Pasi të dyja palët u shkuan pranë autogolave, nuk ka ndodhur asgjë për t'u shënuar deri te tentativa e Ronaldos, që goditi nga vendi nga limiti i zonës dhe shtang Muson, por i mungon saktësia. "Skenari" i ndeshjes ndërkohë ndryshon, pasi në aksionet pasardhëse është Udineze që tenton të avancojë në përpjekje për t'u krijuar vështirësi miqve: kërkojnë edhe një penallti pas ndërhyrjes së Ramsejt ndaj De

Paul, rast ku Irrati kupton se argjentina­si u rrëzua pa kontakt. Papritur, është De Vraj ai që e zhbllokon: pritej Ronaldo apo Dibala, shfaqet holandezi që koordinohe­t në një top të spastruar nga mbrojtja friulane, e ndal me kraharor dhe i nisur për goditje lëshon një "silurë" që ndalet në këndin e djathtë të

portës. Episodi i fundit i 45 minutave të para.

PËRMBYSJE FRIULANE

- Me kthimin në fushë, shumë shpejt Udineze mobilizohe­t dhe gjen golin e barazimit me Nestorovsk­in, që shënon me një hedhje të bukur në zonë pas krosimit nga e djathta të Semës: keq në aksion Aleks Sandro, që harron totalisht

diagonalen mbrojtëse dhe lë të lirë kundërshta­rin. Sarri aktivizon edhe Duglas Kostën dhe Matuidinë, por Juventusi nuk krijon më asgjë. Përkundraz­i, në shtesë aksioni personal i Fofanasë që përfundon me gol është për kornizë dhe në fund mundet edhe t'i vlejë shpëtimin nga rënia Udinezes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania