Panorama Sport (Albania)

Manaj hero me dy gola, kualifikon Barcelonën B

Shqiptari barazoi rezultatin në fund, shënoi edhe penalltinë

-

Rei Manaj ishte heroi i Barcelonës B në ndeshjen e djeshme "Play Off" për ngjitjen në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit në fundin e ndeshjes dhe realizoi penalltinë nga ruleta. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për Barcelonën B, e cila pëson një gol në minutën e 39-të të pjesës së parë dhe e ka shumë të vështirë që të dalë në lojën e saj. Ndeshja ishte deri diku e ekuilibrua­r dhe ekipet u treguan të kujdesshme duke mos bërë gabime. Badajoz u fut në mbrojtje pas golit të parë dhe kërkoi që ta godiste Barcelonën me kundërsulm­e. Diçka që dukej e vështirë sepse katalanasi­t e shtuan presionin. Në pjesën e dytë kërkuan me ngulm golin e barazimit dhe pas disa tentativav­e e gjetën me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj. Bomberi kuqezi u tregua një "gjahtar" i vërtetë goli në zonën e rreptësisë dhe me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Ishte goli që dha shpresë dhe solli baraspeshë­n në këtë ndeshje të luftuar. U festua shumë nga Barcelona sepse u shënua në minutën e 82-të të sfidës. Ky gol e çoi ndeshjen në shtesë, sepse për 90 minuta asnjë nga skuadrat nuk pati mundësinë që të shënonte golin e fitores. Lodhja filloi të ndihej dhe ekipet donin të përfitonin nga gabimet e kundërshta­rëve. Goditjet standarde u bënë arma kryesore për ta fituar ndeshjen, por pa sukses. Sfida shkoi me penallti. Rei Manaj nuk gaboi as nga pika e bardhë duke shënuar penalltinë e katërt për Barcelonën B, e cila siguroi kualifikim­in në fazën e ardhshme për t'u ngjitur në ligën e dytë duke fituar 5-4 me penallti.

MANAJ- Për Rei Manajn ky ishte goli i dytë me fanellën e Barcelonës B që pas transferim­it në merkaton e janarit nga Albasete. Shqiptari ka pasur shansin që të stërvitet edhe me ekipin e madh të Barcelonës dhe të grumbulloh­et për një ndeshje, por trajneri Setien nuk ia dha mundësinë që të debutonte. Megjithatë, ai është duke bërë detyrën e tij te Barcelona B dhe po jep kontributi­n për të arritur objektivin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania