Panorama Sport (Albania)

Vora leksion Tomorit, kampione e së Dytës

Beratasit lënë për të dëshiruar, ngushëlloh­en me ngjitjen në Kategorinë e Parë

- ABDULLA DUSHKU

Vora është shpallur kampione e Kate gorisë së Dytë, pasi ka mundur Tomorin me emër, me rezultatin 2-0. Në finalen e luajtur në stadiumin “Niko Dovana”, Vora ka bërë një ndeshje shumë të mirë, duke treguar një nivel shumë më të lartë se kundërshta­ri dhe duke e merituar plotësisht trofeun e kampionit.

NDESHJA – Loja nis me një dyluftim mes Kopaçit dhe portierit Mertkola, ku del fitues portieri vorak. Reagon skuadra e trajnerit Çani me Spahiun, i cili gjuan dhe topi devijohet nga mbrojtësit. Tri goditje këndi radhazi për Vorën, por pa rezultat. Kopaçi kroson dhe Dervishi gjuan drejt portës, por Mertkola pret bukur. Më pas Xeka godet me kokë, topi mbi tra. Për 2 minuta, në të 27-ën dhe 28-ën anulohen dy gola për pozicion jashtë loje. Fillimisht Tomori shënon me Dervishin e më pas Vora me Sadikun, por asnjë gol nuk vlen. Megjithatë, goli nuk vonon. Në të 31-ën Gjinollari nxjerr të vetëm Sadikun, i cili këtë herë nuk fal dhe mposht portierin Shumeli. Pa kaluar dy minuta Xeka për pak sa nuk shënon gol me kokë nga mesfusha, pasi Shumeli kishte lënë portën, por e arrin topin para se të kalojë vijën fatale. Në të 39-ën vjen edhe goli i sigurisë nga Mziu, i cili gjuan bukur nga 25 metra. BERATASIT PA FUQI Në pjesën e dytë ka përpjekje nga beratasit për të shënuar me Dervishin dhe Kovaçin, por portieri Mertkola nuk lejon prekjen e rrjetës. Rrezikon dhe Dobra, i futur në lojë në pjesën e dytë. Fejza godet fuqishëm dhe topi përplaset te një mbrojtës i Vorës, godet më pas Dobra, por portieri devijon në korne. Në minutën e fundit është Laçka për Vorën që humbet një rast të pastër, i vetëm me portierin.

Edhe minutat shtesë nuk e ndryshojnë rezultatin e pjesës së parë dhe Vora mund pastër Tomorin. Ka festë në radhët e kësaj skuadre, kurse beratasit, mjaft të dëshpëruar, lënë stadiumin e Durrësit me shpejtësi. Me atë që tregoi në

këtë finale, Tomorit i duhet shumë punë për të qenë dinjitoz në të Parën. Edvin Libohova ishte përfaqësue­si i FSHF-së në ceremoninë e dhënies së medaljeve dhe trofeut të kampionit. Ai ia dorëzoi kupën kapitenit të Vorës, Agustin Mashi.

 ??  ??
 ??  ?? Vora kampione e Kategorisë së Dytë
Fotot: F. Hazisllari
Vora kampione e Kategorisë së Dytë Fotot: F. Hazisllari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania