Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj drejt Kinës, Llullaku gati për Kukësin

Sulmuesi ikën nga Bjellorusi­a, pritet të firmosë me blutë

- VLADIMIR MEMA

Vasil Shkurtaj pritet të vazhdojë karrierën në Kinë. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se në drejtim të bomberit të Kukësit ka ardhur një ofertë tunduese nga një klub i Ligës së Dytë në Kinë. Emri i skuadrës mbahet sekret, por drejtuesit kinezë po tentojnë ta afrojnë 28-vjeçarin me çdo kusht. Mësohet se sulmuesi është vënë prej ditësh në dijeni të dëshirës së kinezëve, por gjithsesi për të pasur diçka konkrete, ndoshta duhet pritur pas përfundimi­t të sezonit. Vetë autori i 20 golave këtë edicion e ka pranuar që në përfundim të edicionit nuk do të jetë më pjesë e nënkampion­ëve të vendit, duke preferuar një aventurë jashtë Shqipërisë. Më parë përflitej për një kalim te gjigantët grekë të Panathinai­kosit, por me hyrjen në skenë të kinezëve, ngjarjet mund të marrin një tjetër rrjedhë, kjo edhe për shkak të ofertës së majme ekonomike. Skuadra nga vendi aziatik i ofron një rrogë të parefuzues­hme Shkurtajt, prandaj dhe ky i fundit është joshur. Në Ligën e Dytë në Kinë luan edhe një tjetër ishlojtar i Kukësit, pikërisht Albi Alla te Shanxi Çang, që ashtu si Shkurtaj, ka një të kaluar në kampionati­n grek. Sulmuesi ka bërë një sezon mbresëlënë­s në aspektin personal, teksa në 28 ndeshje ia ka dalë që në 20 raste të shënojë gol. Pra, ka realizuar një gol në 1.4 ndeshje, një mesatare e mrekullues­hme për një sulmues të futbollit shqiptar. Gjiganti i sulmit është ende në garë për të fituar “Këpucën e Artë”, teksa në dy ndeshjet e mbetura shokët e skuadrës do mundohen që ta ndihmojnë për ta arritur këtë objektiv personal para se të largohet nga Shqipëria. Rivali i tij, Nuabueze i Laçit, është një gol më shumë dhe Shkurtaj do të përpiqet ta parakalojë në dy përballjet e fundit.

AKORDI - Azdren Llullaku është thuajse një lojtar i Kukësit, lajm që “Panorama Sport” e paralajmër­oi pak ditë më parë, me palët që ishin në bisedime dhe kishin arritur akordin paraprak. 32-vjeçari ka qenë një dëshirë e vjetër e verilindor­ëve, pasi e kanë tentuar edhe vitin e kaluar, por me sa duket tani erdhi koha që palët të nisin bashkëpuni­min. Aventura e sulmuesit që ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare deri një vit më parë, ka përfunduar te Shaktjor Soligorsk. Llullaku qëndroi vetëm një vit në Bjellorusi. Dje ka qenë vetë sulmuesi që ka njoftuar largimin, duke e konsiderua­r veten një lojtar të lirë dhe i ka hapur rrugën Kukësit për ta afruar në skuadër. Me Vasil Shkurtajn që do të largohet në mbyllje të këtij kampionati dhe Kristal Abazajn që i mbaron huazimi, sulmi do të “varfërohet” ndjeshëm te verilindor­ët. E vetmja formë për të qenë të blinduar në repartin e avancuar është afrimi i një lojtari me peshë si 32vjeçari. Vërtet mund të ketë kosto financiare, por presidenca ka treguar në këto vite që nuk kursehet kur vjen fjala për të tillë elementë.

 ??  ?? Çast nga një ndeshje mes Skënderbeu­t dhe Kukësit
Çast nga një ndeshje mes Skënderbeu­t dhe Kukësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania