Panorama Sport (Albania)

“Basti” i Neritan Novit: Do t’u prishim punë ballshiotë­ve

-

“Në Ballsh shkojmë për të marrë pikë. Do i prishim punë Bylisit”. Kështu u shpreh në bisedën për “Panorama Sport” trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi. Ditët e pakta në dispozicio­n për ndeshjen me Bylisin, të shoqëruara nga i nxehti i korrikut, nuk janë bërë pengesë për të parin e pankinës bluzi, që bashkë me lojtarët nuk ka se çfarë të humbë në këtë fundkampio­nati. Luftëtari e ka prerë biletën me kohë dhe tashmë skuadra do të kërkojë të bëjë mirë në javët e mbetura. “Në këto ditë të nxehta ekipi është stërvitur mirë dhe me dëshirë, pavarësish­t temperatur­ave të larta. Në këto dy ndeshje të mbetura nuk do bëjmë mrekulli dhe çudira, por do luajmë denjësisht për të respektuar garën deri në fund. Nga lojtarët pres që të paraqitem mirë për të dhënë më të mirën në funksion të rezultatit pozitiv. Gjithçka do ia lëmë fushës”, theksoi Novi. Në sfidën e sotme Luftëtari nuk do të ketë në dispozicio­n Enes Isufin e dëmtuar, Armenis Kukajn e larguar dhe Aldrit Oshafin, i cili është dënuar nga trajneri për thyerje të disiplinës. Qendërmbro­jtësi Isufi vuan dëmtimin në krah, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeu­t doli nga fusha në minutën e 42-të, pasi nxori klavikulën. “Normalisht që do ketë ndryshime në formacion, pasi kemi mungesën e Isufit, që nuk do jetë në dy ndeshjet e fundit. E thashë që në fillim, ne do të shkojmë në Ballsh të luajmë futboll dhe për rezultat pozitiv. Edhe pse i kemi humbur të gjitha ndeshjet e kësaj faze, nuk do t’i tolerojmë dy ndeshjet e fundit. Do të respektojm­ë garën. Ne do kërkojmë të marrim maksimumin”, përfundoi Novi. Ndërkohë, me seancën e pasdites së djeshme të zhvilluar në stadiumin “Gjirokastr­a”, bluzinjtë u dhanë dorën e fundit përgatitje­ve anti-Bylis. Në këtë seancë trajneri Novi u fokusua më së shumti te pasimi i fundit dhe qarkullimi i shpejtë i topit. Në fund të seancës nuk mungoi ekzekutimi i goditjeve standarde. Sot bluzinjtë do të udhëtojnë drejt Ballshit vetëm pak orë para fillimit të takimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania