Panorama Sport (Albania)

Gazidhis: Dua Xhixhon e Maldinin, në 26 vite s’kisha pasur kaq vështirësi

Ibra e “tremb” me Ferrari, drejtuesi: Është unik

-

Ivan Gazidhis e ka pranuar edhe në takimin me skuadrën se nuk ka qenë shumë i pranishëm pranë tyre në muajt e fundit. Dje ai ka vizituar përsëri “Milanello”-n për të motivuar ekipin për sfidën me Atalantën. Teksa priste, ai ka dëgjuar një zhurmë të fortë makine dhe ka pyetur se kush po vinte. Stafi i tha se ishte Ibrahimovi­çi dhe administra­tori buzëqeshi i habitur, teksa në intervistë­n e publikuar dje në “Corriere dello Sport” Gazidhis deklaronte për suedezin: “Zlatani është i mrekullues­hëm, mes më të mirëve në botë. A do të qëndrojë me ne? Duhet të flasim”. Ndërkohë, në të njëjtën intervistë drejtuesi deklaron se shpreson që Paolo Maldini dhe Xhanluixhi Donaruma të qëndrojnë për një kohë të gjatë te Milani. “Paolo ka ende dy vite në kontratë dhe shpresoj të qëndrojë me ne më gjatë se aq. Duhet të ndërtojmë një skuadër miks me lojtarë të rinj dhe drejtues të vjetër me eksperienc­ë. Sa për Xhixhon, mund të them se nuk ka asnjë tjetër në botë si ai, e aq më tepër që arrin 200 paraqitje në atë moshë. Është i ri, i talentuar dhe e dashuron Milanin. Shpresoj që edhe ai të qëndrojë”, vijoi Gazidhis. Komenti i fundit ishte për planet e klubit, për të cilat administra­tori tha: “Nuk dua të flas për lojtarë individual­ë në veçanti, sepse ka situata të ndryshme. Ne nuk kemi shumë kohë mes këtij sezoni dhe sezonit tjetër dhe duhet të marrim një vendim sa më shpejt. Sidoqoftë, disa vendime janë mes dy palëve, nuk është se jam unë kundër dikujt. Në 26 vite karrierë nuk isha gjendur kurrë përpara një situate të tillë”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania