Panorama Sport (Albania)

Sherr Lampard-Klop: U shpallët njëherë kampionë, arrogantë

Tekniku i bluve zemërohet me gjermanin: Shko p ....

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Frenk Lampard dhe Jyr gen Klop u përplasën verbalisht gjatë fitores së Liverpulit ndaj Çelsit mbrëmjen e së mërkurës në “Anfield”. Trajneri i Çelsit shpërtheu ndaj kolegut të tij gjatë pjesës së parë. Me Liverpulin që po fitonte 1-0 në ato momente falë golit të Keitasë, Lampard u tërbua me reagimin e stolit të Liverpulit pas një faulli që gjyqtari Mariner akordoi pas një ndërhyrjej­e të Kovaçiçit ndaj Manesë. Kroati preku një pjesë të topit, por pati kontakt edhe me senegalezi­n, diçka që gjyqtari ia shpjegoi Kovaçiçit. Nga ajo goditje dënimi Arnold do të shënonte golin e dytë për Liverpulin. Por, përpara se mbrojtësi të ekzekutont­e, gjakrat në stol u nxehën, me trajnerin e Çelsit që shpërtheu në drejtim të kolegëve të tij. Pasi dëgjoi disa fjalë nga stoli i të kuqve, Lampard ulëriti në drejtim të asistentit të Klopit, Lijnders: “Si mund të jetë ky një faull? Nuk ka faull atje. Shko ulu atje!” Në këtë pikë ndërhyri Klop, i cili i tha asistentit të tij të ulej dhe i bëri shenjë Lampardit: “Qetësohu, qetësohu, mos fol me numrin tim 2...”. Gjermani nuk e përfundoi dot as fjalinë, ndërsa Lampard iu drejtua: “Jo, jo. Nëse

ai më drejtohet mua, do t’i them me patjetër diçka”. Lampard u rikthye në zonën e tij teknike pasi iu tërhoq vëmendja nga arbitri i katërt, por dëgjoi një tjetër pjesëtar të stafit të Liverpulit që t’i hidhte benzinë zjarrit duke thënë: “Është ende një faull”. “Nuk është një dreq faulli,

nuk po të pyes ty. Qepe gojën!”, reagoi trajneri i londinezëv­e. Klop i tërheq vëmendjen duke i thënë “Hej” dhe i irrituar më tej rivalin e tij: “Shko p... edhe ti. Një titull fituat dhe sikur çfarë bëtë. Shko p...”. Në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes, Lampard uroi rivalët, por u

tërhoqi edhe vëmendjen: “Për mua nuk ishte një faull. Shumë gjëra ndodhën në stol. Nuk kam asnjë problem me Klopin, ka drejtuar një skuadër fantastike dhe ai është fantastik. E kisha me disa nga stoli. Dakord, fituat Premier Ligën, por mos u tregoni shumë arrogantë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania