Panorama Sport (Albania)

Teuta në Europë, gola për të tërë në Vlorë

Lorenco Vila bën diferencën ndaj Flamurtari­t, Pjeshka dhe Hoxhaj nuk mjaftojnë

- ERMAL SIKA

Asnjë surprizë në Vlorë. Teuta fiton dhe "vulos" Europën. Përtej rezistencë­s së Flamurtari­t, durrsakët morën çka deshën në javën e parafundit të këtij sezoni. Me këtë trepikësh sigurojnë objektivin dhe tashmë shkojnë të qetë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ajo e djeshmja ishte një ndeshje plot ritëm dhe gola. Rrjetat e Lorenco Vilës u barazuan dy herë...

Asnjë surprizë në Vlorë. Teuta fiton dhe "vulos" Europën. Përtej rezistencë­s së Flamurtari­t, durrsakët morën çka deshën në javën e parafundit të këtij sezoni. Me këtë trepikësh sigurojnë objektivin dhe tashmë shkojnë të qetë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ajo e djeshmja ishte një ndeshje plot ritëm dhe gola. Rrjetat e Lorenco Vilës u barazuan dy herë prej Denis Pjeshkës dhe Ardit Hoxhajt, por në të 63-ën ishte Rubin Hebaj ai që dha qetësinë.

PJESA E PARË

Teuta ushtron presing që në nisje dhe pa kaluar 3 minuta fiton një goditje dënimi, që sjell edhe zhbllokimi­n e shifrave. Kallaku shërben shkurt te Todorovski, i cili kroson direkt nga e djathta në shtyllën e dytë. L.Vila është i vëmendshëm dhe me të djathtën e ka dërguar në rrjetë. I njëjti protagonis­t mund të dyfishonte në të 12-ën me kokë, por nuk e gjeti kuadratin. Kur u duk se për miqtë do ishte e thjeshtë kjo sfidë, Flamurtari i "shtangu". Qarri çon një top në zonë nga goditja e dënimit dhe pas devijimit të Ribajt me kokë, është Pjeshka që gjuan bukur me të djathtën dhe 1 me 1. Durrsakët nuk e pranojnë këtë rezultat, ndaj hidhen në sulm. Dhe në të 21-ën rigjejnë avantazhin, me një superaksio­n. Kapllani-Kallaku-Çyrbja kombinohen mes tyre dhe shërbejnë te L.Vila në krahun e majtë. I riu nuk e fal këtë mundësi dhe me të djathtën ndëshkon sërish Moçkën. E megjithatë, vend për gëzim nuk ka ende. Në të 28-ën Rapaj kombinohet me Ribajn, që pasi i shmanget Arapit deri në fundore, e çon topin në zonë te Hoxhaj. Sulmuesi i pamarkuar gjuan me të djathtën dhe barazon sërish. Edhe pse kjo pjesë kishte minuta me bollëk, shifrat mbetën të pandryshua­ra.

PJESA E DYTË

Edi Martini freskon sulmin, ndaj lë në dhomat e zhveshjes Kapllanin dhe fut Hebajn. Kontrolli është i gjithi për miqtë, deri në atë dalje të gabuar të Frashërit që i futi jo pak në siklet në të 55-ën. Portieri në përpjekje për të rikuperuar topin shkakton faull ndaj Hoxhajt. Ka penallti dhe vlonjatët kishin mundësinë e përmbysjes, por ajo gjuajtje e Ribajt la për të dëshiruar. Sfera shkoi vetëm mbi tra. Teuta rimori "frenat" dhe në të 63-ën shënoi sërish. L.Vila kombinohet shpejt me Avdylin, i cili sheh

të lirë Kallakun dhe pason. Mesfushori ". gjuan dhe topi pas devijimit të E.Vilës shkon te Hebaj, që me të djathtën nuk gabon dhe 2-3. Marrin frymë lirshëm "djemtë e detit", ndonëse paniku nuk kaloi tërësisht. Në të 71-ën Flamurtari

për pak sa nuk barazon sërish, pas asaj gjuajtjeje nga distanca të Ribajt. Një devijim i Hoxhajt rrezikoi të shkonte autogol, por mendoi Frashëri që të ndalte në trekëndësh. Pjesa e mbetur i la durrsakët në zonën e vendësve, ndonëse gola nuk kishte më.

 ??  ??
 ??  ?? Durrsakët duke festuar një nga golat e Vilës
Durrsakët duke festuar një nga golat e Vilës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania