Panorama Sport (Albania)

“Vllaznia qëndron në Superiore, humbjen s'e mendoja kështu”

-

Vllaznia doli mbrëmë duarbosh nga stadiumi "Air Albania" pasi u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Partizani. Para ndeshjes shkodranët kishin besim se do ta shmangnin "play out"-in, por me humbjen e fundit duhet të bëjnë planet si të mbijetojnë në Superiore. Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja, u shfaq mjaft i zhgënjyer me lojën e të tijve dhe në prononcimi­n e dhënë për "SuperSport" pas ndeshjes pranoi se skuadra ka një ngërç psikologji­k, pasi nuk reagon atëherë kur duhet.

E nisët mirë, por pas golit të pësuar u dukët të dorëzuar dhe tani do të luani në "play out"...

Më vjen shumë keq, sepse në tri ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë dhe madje edhe sot (dje) e nisëm shumë mirë, por me golin që pësuam, ramë shumë edhe psikologji­kisht. Kemi lojtarë të mirë, me vlera dhe dëshirë, por që kanë probleme psikologji­ke dhe nuk arrijnë të reagojnë në ndeshjet vendimtare.

Patët edhe një pretendim për penallti…

Nuk dua të merrem me atë episod, pasi e kishim përgatitur ndeshjen mirë dhe ashtu e nisëm lojën, por më pas u goditëm nga dy episode të çuditshme, ku portieri ishte i papërgatit­ur për gjuajtjen nga distanca dhe mbrojtësit e lanë të lirë kundërshta­rin. Skuadra ka dëshirë të bëjë mirë dhe të reagojë, por ka një ngërç psikologji­k, megjithatë jam i bindur që do ta kalojmë me sukses ndeshjen e "play out"-it dhe do të jemi në Superiore.

Duket sikur kjo Vllazni është ndërtuar për t'u mbrojtur dhe humb gjithmonë sa herë provon t'i imponohet kundërshta­rit. Pse ndodh kjo?

Në këtë takim unë i prisja të tria rezultatet, të them të drejtën, por nuk prisja këtë lojë të dobët, pasi në 3 ndeshjet e fundit skuadra ishte rritur si në aspektin e përqendrim­it, ashtu edhe në atë fizik e taktik. Kur pashë që lojtarët po i kërkonin llogari njëri-tjetrit, kuptova që nuk ishin në gjendjen e duhur psikologji­ke dhe u mundova t'i qetësoj, por morëm edhe golin e dytë, duke mbaruar gjithçka. Edhe me Jonuz kështu ka ndodhur, pas momenteve të mira, ekipi humbte, madje edhe brenda në shtëpi. Në po kalonin momentin më të mirë pas pandemisë, por nuk e shpjegoj kot atë që ndodhi. Kemi shumë punë për të bërë, por tani duhet të mendojmë për datën 5, që ta kalojmë me sukses.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania