Panorama Sport (Albania)

Gol historik, Hysaj: Tani dua të mundim Barçën

"Te Napoli ndihem si në shtëpi, flas pasi të mbarojë sezoni"

-

Duhet të priste 198 ndeshje dhe 6 vite në Serinë A për të shënuar golin e tij të parë me Napolin dhe në elitën e futbollit italian. Një gol që rezultoi vendimtar dhe konfirmoi momentin e mirë që po kalon kapiteni i Kombëtares shqiptare. Ishte goli që hapi rrugën e fitores së Napolit kundër Sasuolos. Dikush në rrjetet sociale nisi të bënte edhe ironi pas golit duke thënë se viti 2020 do të mbahet mend më shumë për golin e Hysajt sesa për Koronaviru­sin. Batuta, të cilat Hysaj nuk i merr seriozisht, por shijon ecurinë fantastike me Xhenaro Gatuzon. Ndaj Sasuolos mund të ketë bërë ndeshjen e tij më të mirë që nga koha kur ka veshur fanellën e Napolit. Gatuzo e aktivizoi në krahun e majtë të mbrojtjes dhe nga një aksion majtas erdhi goli i tij. Zielinski e fton me një top në hyrje të zonës, shqiptari bën finte sikur godet dhe e shtyn topin pak më përpara duke shmangur një mbrojtës. Pastaj lëshon një predhë, e cila ndalet në rrjetë. Goli në minutën e 8-të rezultoi i rëndësishë­m sepse Sasuolo më vonë shënoi 4 herë dhe u anuluan për pozicion jashtë loje. Në fund Alan shënoi golin e dytë të ndeshjes. Pas fitores, Elseid Hysaj tha se Napoli është gati për sfidën me Barcelonën dhe se ai do të ulet në tryezë për të biseduar të ardhmen me klubin. Konfirmon faktin se është i qetë dhe ka besimin e trajnerit.

GOLI - "Jam shumë i lumtur për golin tim të parë me fanellën e Napolit. Ishte shumë i bukur. Më erdhi shumë keq për faktin që nuk kishte tifozë për ta shijuar dhe për të festuar të gjithë bashkë. Por unë u lumturova gjithsesi. Ia dedikoj bashkëshor­tes sime, djalit dhe familjes sime. Jam shumë i kënaqur që arrita të shënoja dhe t'i jepja skuadrës një rezultat pozitiv".

PREMTIMI - "Shpresoj që në të ardhmen të vijnë edhe shumë gola të tjerë, por e rëndësishm­e është që Napoli të marrë rezultate pozitive dhe të vazhdojë me këto ritme".

VAR - "Ndoshta goli im nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të kishte VAR. Sa mirë që ekziston sepse Sasuolo shënoi 4 gola, të cilët ishin në pozicion jashtë loje. Por duhet të bëjmë kujdes në detajet e vogla dhe të përgatitem­i

mirë".

BARCELONA - "Sasuolo luan me topin ashtu si Barcelona, edhe pse niveli i lojtarëve do të jetë më i lartë. Duhet të punojmë me detajet dhe të përgatitem­i mirë për këtë ndeshje. Duhet thjesht të përmirësoj­më 2-3 gjëra të

vogla dhe besoj se jemi gati. Do të luajmë për t'u kualifikua­r".

MERKATO - "Unë jam shumë mirë këtu, jam i qetë dhe kjo gjë duket në fushën e lojës. Napoli është si shtëpia ime dhe do ta shijoj këtë moment deri kur të vijë rinovimi

ose jo... Në futboll nuk i duhet kurrë".

BISEDIMET - "Do të flas patjetër me drejtuesit në fundin e këtij sezoni, por fillimisht kemi kampionati­n dhe ndeshje të tjera të rëndësishm­e për të luajtur ndaj Barcelonës".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Elseid Hysaj duke festuar golin e parë në Serinë A
Elseid Hysaj duke festuar golin e parë në Serinë A

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania