Panorama Sport (Albania)

Superiorja për “Guiness”, 10 trajnerë me valixhe në duar

Rekorde dhe objektiva të arritur, por asnjë i konfirmuar

-

Kategoria Superiore ka edhe një ndeshje për të mbyllur siparin e një edicioni të veçantë për gjithçka ndodhi këtë vit në të gjithë botën. Mirëpo, referuar planeve për të ardhmen, në asnjë skuadër nuk e thua dot me siguri që plani do të vijojë me trajnerin aktual. Kjo për faktin se të dhjetë trajnerët janë pyetur publikisht nëse do të rinovojnë, dhe asnjë nuk e ka pranuar që të ketë marrëveshj­e edhe për vitin tjetër.

TRAJNERËT ME VALIXHE NË DUAR

Është e kuptueshme që në elitën e futbollit shqiptar, skuadrat mund të kërkojnë gjithnjë e më mirë. Kjo edhe kur vjen puna për trajnerin që do t'i besohet projekti për sezonin e ardhshëm, por a është normale që asnjë prej tyre të mos jetë konfirmuar? Për të analizuar, gazeta po sjell situatën e secilit prej trajnerëve që janë aktualisht në drejtim. Emanuel Egbo i jep titullin e munguar prej 11 vitesh Tiranës, siguron finalen e Kupës dhe ende nuk e pranon nëse do të jetë apo jo në vazhdimësi. Orges Shehi e gjeti dhe po e mbyll me ekipin në vend të dytë. Nuk e ka ndërtuar ai skuadrën dhe do të jetë pjesëmarrë­s në Europa Ligë. Sërish i pakonfirmu­ar. Armando Cungu ka arritur një rekord me Laçin, pasi si asnjëherë më parë kurbinasit po e përfundojn­ë të tretët. Nuk përjashtoh­et mundësia e qëndrimit, por publikisht nuk e ka pranuar se ka konfirmimi­n për më tej. Edi Martini siguroi pjesëmarrj­en në Europë me Teutën dhe gjithashtu finalen e Kupës së Shqipërisë. Objektiva të arritur, por ende nuk ka deklaruar konfirmimi­n prej skuadrës durrsake. Pas largimit të Sormanit,

as Partizani nuk e ka një trajner të deklaruar për sezonin e ardhshëm. Vetë Kalari që po e drejton në këto ndeshje të fundit, ka pranuar se e konsideron veten një lloj "nxënësi të ri sa i përket drejtimit të ekipeve". Ilir Daja, qoftë edhe prej situatës në pritje të Skënderbeu­t, është ende një prej trajnerëve që nuk e di të ardhmen e tij, nëse do të jetë sërish në krye të korçarëve për një tjetër sezon apo do të marrë drejtimin e Partizanit. Veljko Dovedan ka siguruar mbijetesën dhe faktin që Bylis nuk do të luajë në "play out", por nuk e ka deklaruar dhe pranuar që do të ketë vazhdimësi me ballshiotë­t. Hysen Dedja gjithashtu është i pakonfirmu­ar dhe nuk është bërë ende me dije nëse do të ketë të ardhme te Vllaznia apo jo. Neritan Novi nuk e di nëse projekti për rikthimin e Luftëtarit në Superiore sa më shpejt, do t'i besohet apo jo atij. Të paktën nga deklaratat e tij publike. Troisi mori një skuadër të falimentua­r, po punon me të rinjtë, por askush nuk di të thotë nëse do të vazhdojë projekti me të në krye apo jo.

KLUBET - E nëse ky është niveli i profesiona­lizmit te të gjitha klubet elitare, atëherë krahas shumë problemati­kave të shfaqura tek ato gjatë këtij viti në veçanti, por edhe në vitet e fundit në përgjithës­i, kjo ëstë një tjetër hallkë shumë e dobët që tregon të punuarit "sot për nesër" dhe pa një plan të qartë, konkret dhe afatgjatë. Është e drejtë e çdo skuadre që të bëjë bilancet në përfundim të ndeshjes së fundit të sezonit, por thuajse e papranuesh­me që asnjë prej ekipeve elitare në vend nuk e ka të konfirmuar trajnerin dhe planin për sezonin pasardhës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania