Panorama Sport (Albania)

Largohet Avdyli, zbulohet portieri i ri i Kukësit

Vjen Angelos Tafa, zbulim i akademisë së AEK-ut

-

Kukësi i sezonit të ardhshëm është thuajse i gjithi për t'u ribërë. Ende pa u mbyllur mirë sezoni kanë filluar të largohen lojtarët e parë, ndërkohë po përfliten edhe ata që mund të afrohen, në mënyrë që ekipi të jetë fillimisht gati për Kupat e Europës dhe më pas për sezonin e ardhshëm. Një situatë që thuajse ka ndodhur çdo vit me verilindor­ët, të cilët bëjnë shumë lëvizje në çdo sesion merkatoje vere. Kjo "traditë" pritet te vijojë edhe këtë sezon.

- Largimi i parë zyrtar ishte ai i Olsi Teqjes. Mbrojtësi shpalli "divorcin" nga verilindor­ët dy ndeshje para mbylljes së kampionati­t, për të vijuar karrierën në kategoritë inferiore në kampionati­n francez. Firoja e radhës është ajo e Ilir Avdylit. Portieri ka arritur marrëveshj­e me kosovarët e Feronikeli­t dhe pas mbylljes se ndeshjes së fundit të kampionati­t shqiptar, do t'i bashkohet skuadrës së tij të re. Largimet që mund të hapin një "gropë" jo të vogël janë ato të Vasil Shkurtajt dhe Kristal Abazajt. Për shtatlarti­n e sulmit kuksian kanë ardhur oferta nga Kina e largët, ndërsa vetë lojtari dhe klubi kanë pranuar

se bashkëpuni­mi i tyre do të mbyllet në përfundim të këtij sezoni. E njëjta situatë edhe me Kristal Abazajn, që i mbaron huazimi te Kukësi dhe gjasat janë të transferoh­et në Poloni. Bëhet fjalë për katër largime të sigurta.

- Angelos Tafa mund të quhet afrimi i parë i Kukësit në merkaton e verës. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se portieri 20-vjeçar me origjinë nga Elbasani, por i lindur dhe i rritur si futbollist në Greqi, ka rënë dakord me klubin verilindor dhe sot do të firmosë zyrtarisht kontratën. Tafa është formuar si portier te akademia e AEK-ut, ku dhe ka luajtur deri një vit më parë me ekipin U-20 të këtij klubi. Në sezonin e fundit portieri ka qenë pjesë e Ionikos të Nikeas në Ligën e Dytë greke. Kësisoji, menjëherë pas largimit të Avdylit, Kukësi e zëvendëson me një portier të ri, që në vitet e kaluara është grumbullua­r edhe nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë. Ndërkohë, përveç Tafës që sot prezantohe­t, ditët e fundit kanë qarkulluar shumë emra të tjerë që mund të afrohen. I pari në listë dhe më i bujshmi është ai i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku. Pasi prishi marrëveshj­en me bjellorusë­t e

Shahtjor Soligorks, i është hapur rruga për një kalim te Kukësi dhe duhet thënë se akordi paraprak midis palëve është arritur. Ardit Hila është një tjetër mundësi, pasi prej kohësh po negociojnë për një bashkëpuni­m. Aktualisht mesfushori elbasanas është pjesë e ekipit të Prishtinës, por futja në lojë e Kukësit mund të bëjë të mundur përfundimi­n e tij në kampin kuksian. Klubi e sheh një investim të rëndësishë­m në mesin e fushës, duke parë edhe eksperienc­ën e tij, teksa një vit më parë u shpall edhe kampion me Partizanin. Drejtuesit i kanë hedhur "grepat" edhe te dy futbollist­ët e Apolonisë, talenti Redon Mihana dhe sulmuesi nigerian Eftiong Ejoh. Për mesfushori­n është më i vështirë operacioni, sepse ka kontratë edhe për dy vite me Apoloninë ehe vështirë se fierakët mund ta lënë të lirë pa gjë në këmbim. Për afrikanin gjërat duken më të lehta dhe operacioni mund të finalizohe­t me sukses.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania