Panorama Sport (Albania)

Elbasani largon makthin, Dinamo shpëton me humbje

Sulmuesi: Gol me vlera, prej Europës

-

Në Durrës janë shumë herë më të qetë, pasi siguruan zonën "Euro" një javë para fundit të kampionati­t. Teuta e arriti objektivin e saj, e megjithatë që të jenë të kompletuar duan edhe një trofe. Në vitin e 100-të të krijimit e kanë shansin, pasi më 2 gusht do të diskutojnë finalen e Kupës së Shqipërisë. Rubin Hebaj beson te fitorja ndaj Tiranës, e megjithatë fillimisht mendon që të kalojnë edhe Laçin. Java e 36-të do të jetë sa për statistikë në fakt, por shkodrani e do edhe një trepikësh. Gjatë intervistë­s së dhënë për "Panorama Sport", sulmuesi foli për golin vendimtar në Vlorë dhe të ardhmen. ka shënuar Rubin Hebaj me fanellën e Teutës për këtë sezon. Sulmuesi është afruar gjatë merkatos së janarit te durrsakët dhe në total ka marrë 740 minuta, pas 14 ndeshjesh në fushë

Kur shënon, sigurisht që ndihesh mirë. Golat janë ata që më japin më shumë motiv për të vazhduar përpara. E rëndësishm­e është që realizuam objektivin.

Po. Ky ka qenë një nga objektivat që ka pasur klubi që në start dhe sigurisht që jemi të lumtur. Tashmë shpresoj për pak fat në short dhe pse jo të mos kalojmë dhe një tur. Gjithsesi, rëndësi ka që të mbyllim sezonin me trofe.

Duhet të futemi në fushë me motivim për ta fituar. Objektivin që ka vendosur klubi në fillim të edicionit e kemi arritur. Tashmë duhet të ruajmë vazhdimësi­në për vitin e ardhshëm, ndaj do të jetë shumë e rëndësishm­e të marrim 3 pikët në këtë ndeshje. Kundërshta­ri është gjithmonë agresiv dhe këtë e dimë, por fakti që edhe ata e kanë siguruar Europën, e bën këtë një ndeshje më të lehtë për të dyja ekipet.

Një skuadër të madhe e bën sulmi, por edhe mbrojtja. Një ekip është i fortë dhe ka garanci për të ardhmen kur i bën të dyja fazat e lojës. Është pozitive dhe e kënaqshme kjo ecuri. Kemi mundësi të shënojmë edhe më shumë.

 ??  ?? Rubin Hebaj, sulmuesi në një dyluftim me Vangjelin
Rubin Hebaj, sulmuesi në një dyluftim me Vangjelin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania