Panorama Sport (Albania)

Italianët çmenden me Hysajn

-

Mediat italiane janë çmendur pas mbrojtësit shqiptar dhe e kanë ngritur në piedestal pas golit të shënuar kundër Sasuolos, i pari për të në Serinë A. Hysaj është zgjedhur si lojtari më i mirë i kësaj sfide. Pas shumë kritikave që ka marrë nga mediat, më në fund erdhën vlerësimet dhe notat e larta për të. Të gjitha të merituara. Nga "Gazzetta Dello Sport" te "Tuttosport" edhe "Corriere" dhe të tjerët e kanë vlerësuar me notë të lartë kapitenin e Kombëtares shqiptare për golin dhe mbi të gjitha për paraqitjen fantastike që bëri kundër Sasuolos.

"GAZZETTADE­LLO SPORT" 7

Shënon golin e parë në Serinë A pas 198 ndeshjesh të luajtura. Pastaj i afrohet edhe golit të dytë në fundin e ndeshjes. I inspiruar, por edhe i lirë për të bërë gjithçka që do në krahun e majtë. Bashkëpuno­n me të tjerët, është i shpejtë dhe potent.

"CORRIEREDE­LLOSPORT"7,5

Shënon golin e tij të parë të karrierës në Serinë A pas 198 ndeshjesh dhe ai gol e ndihmon që të shpërthejë. Ka qenë gjithmonë një lojtar krahu që mendonte për mbrojtjen, por këtë herë ishte një furi në sulm. Në fundin e pjesës së parë i shërben Insinjes dhe "fluturon" në krah. I afrohet golit të dytë dhe jep një asist për Politanon, i cili godet shtyllën.

"SPORTMEDIA­SET" 7

Zhbllokon rezultatin pas 8 minutash lojë dhe pastaj argëtohet me dy iniciativa personale duke shërbyer Milikun dhe Insinjen, të cilët shpërdoroj­në golin e dytë. I afrohet dopietës.

"EUROSPORT" 7

Për një pjesë loje bën çfarë të dojë me të gjorin Muldur, i cili është i pandihmuar. Gjen golin pas një jete në Serinë A. Pastaj "rrezikon" edhe dopietën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania