Panorama Sport (Albania)

Rama: Taren e dua te Juventusi, por kam frikë se e merr Milani

-

Në një mesazh të gjatë të publikuar në rrjetin social "Facebook" për ditëlindje­n e Igli Tares, Rama, i njohur si tifoz i Juventusit, lavdëron ish-sulmuesin e Shqipërisë për karrierën si futbollist dhe drejtues sportiv, ndërsa shprehu dëshirën që një ditë Tare të jetë në krye të Juventusit. Por, kryeminist­ri shprehu frikën se Tare mund të bëhet zyrtar te Milani, pasi klubi legjendar italian i ofroi post në të kaluarën. Vetë Tare ka pranuar se e admiron që në fëmijëri Milanin. "Igli Tare është pa dyshim shqiptari më i suksesshëm në skenën e futbollit europian. Më kujtohet shumë vite më parë silueta e tij, kur ne të Dinamos dilnim për vrap në ishFushën e Aviacionit, ku bashkë me të vëllain Auronin, dy kalamajtë kolosë e 'kokëlakër', u nënshtrohe­shin stërvitjev­e të pamëshirsh­me të të atit, mjeshtrit të sportit e dikur kolosit kampion të hedhjes së diskut, Isa Tare, i cili u kishte imponuar djemve një regjim stërvitjes­h që do ta kishin zili edhe marinsat amerikanë. Auroni arriti në skuadrën e parë të të kuqve të pathyeshëm, që nën udhëheqjen Gaz Çaçit, vendosën diktaturën në parketin e basketboll­it shqiptar për vite me radhë, ndërsa Igli, pasi veshi fanellën e shpresave kuqezi, mori arratinë drejt Bundesligë­s, ku arriti të bënte emrin e tij, për t'u zhvendosur më pas në Serinë A te skuadra e Lacios. Presidenti­t Lotito i ra bixha me kolosin shqiptar, që jashtë fushës së blertë spikaste me stofën e liderit dhe i besoi as më shumë e as më pak, po çelësin e zyrës së drejtorit teknik të armiqve të Romës. Nën drejtimin e Igli Tares Lacio u kthye në një armatë mbresëlënë­se, e cila ka një bilanc të pabesueshë­m mes shpenzimev­e shumë më të ulëta sesa klubet elitare të Serisë A dhe vendit që ka zënë në klubin e të mëdhenjve të futbollit italian. Sot Igli është aseti më i kushtueshë­m i Lacios dhe në ditën e tij të lindjes, i uroj të ketë edhe 100 vjet shëndet e sukses, duke uruar njëkohësis­ht që një ditë ta shoh në krye të Juventusit (jo të Milanit, siç kam frikë se do ndodhë:-)", shkruan Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania