Panorama Sport (Albania)

Sadiku-Baloteli, balotazh tek Arisi

Bisedime edhe me bomberin, selanikasi­t nuk duan të paguajnë 350 mijë euro për huazimin

-

Arisi i Selanikut nuk heq dorë nga Ar mando Sadiku, por në të njëjtën kohë kërkon të bëjë edhe një sensacion në merkato. Dje mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e klubit grek po mundohen të joshin sulmuesin italian të Breshas, Mario Baloteli. Bisedimet mes lojtarit, menaxherit të tij dhe "bosit" të Arisit janë shtuar në ditët e fundit, pasi ish-sulmuesi i Kombëtares italiane do të largohet nga Bresha pas mbylljes së këtij sezoni. Natyrisht, nëse Baloteli pranon të transferoh­et në Greqi, Arisi duhet të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike, përtej problemeve që ka me bllokimin e merkatos dhe pagesave që duhet të bëjë për të hequr penaliteti­n e FIFAs. Baloteli përfiton te Bresha 1.2 milionë euro në sezon dhe një shifër e tillë duket mjaft e lartë për t'u përballuar nga Arisi. Megjithatë, selanikasi­t po mundohen të bindin Balotelin, ndërsa në të njëjtën kohë nuk kanë hequr dorë as nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sadiku. Elbasanasi është në pronësi të Levantes dhe sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat pranë skuadrës greke, Arisi këmbëngul që në rast huazimi, të mos paguajë një shifër prej 350 mijë eurosh në sezon për shqiptarin. Ky i fundit merr në total 500 mijë euro dhe Levante nëse e jep sërish në huazim, është gati të mbulojë vetëm 150 mijë euro. Kësisoj, grekët duan që ndarja të jetë ndryshe dhe të mos japin një shumë afër 350 mijë eurove. Bisedimet mes palëve vazhdojnë, por në të njëjtën kohë vullneti i lojtarit është që të qëndrojë në Spanjë pas sezonit pozitiv me Malagën. Sadiku ëndërron të vazhdojë karrierën në La Liga dhe rinovimi i kontratës me Levanten nuk do të ishte çudi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania