Panorama Sport (Albania)

“Bomba” e Tiranës, ofertë Bregut dhe Lilajt

Ofensivë totale në Korçë, tentohet edhe Bajram Jashanica

- OLSI TUJANI

Nuk do të jemi në Europë për shëtitje", është shprehur publikisht Refik Halili, duke paralajmër­uar një projekt serioz dhe përforcime për Kupat e Europës. Për këtë, bardheblut­ë e shpallur kampionë për herë të 25-të zyrtarisht, kanë nisur punën për të afruar lojtarë, ndër më cilësorët e kampionati­t. "Panorama Sport" ka mësuar se bardheblut­ë janë duke negociuar me tre futbollist­ë të spikatur: Dejvi Bregu, Sabien Lilaj dhe Bajram Jashanica. Treshja e lidhur me skuadrën e Skënderbeu­t është në listën e planeve të bardhebluv­e. Dyshja Jashanica dhe Bregu janë gjithashtu në radarët e Kukësit dhe Partizanit.

MBROJTËSI - "Tirana duhet të afrojë një qendërmbro­jtës", u shpreh Devi Muka disa ditë më parë për "Panorama Sport". Kësisoj, duket se klubi është vënë në punë për të afruar në ekip një qendërmbro­jtës të afirmuar dhe me shumë eksperienc­ë. Qendërmbro­jtësi i korçarëve është një prej lojtarëve me të cilët kryeqyteta­sit kanë nisur negociatat.

MESFUSHA - Një nga repartet më të forta të Tiranës është mesfusha. Mjaft të përmendësh statistika­t e një lojtari me shumë eksperienc­ë si Batha dhe talenti Çelhaka, pa harruar se pjesë e këtij reparti është edhe kapiteni Karabeci. Mirëpo, përforcimi i ekipit pritet të prekë edhe këtë rol. Gazeta mëson se Sabien Lilaj, një ish-bardheblu dhe ish-mesfushori i

Skënderbeu­t të titujve radhazi, është pjesë e planeve me të cilin klubi është futur në bisedime. Lilaj ka përfunduar kontratën në skuadrën izraelite dhe akordi me të është i varur vetëm nga dëshira e tij dhe e klubit 25 herë kampion.

SULMI - Sulmues anësor, por edhe një polivalent i repartit të avancuar. Dejvi Bregu është një tjetër prej futbollist­ëve shumë të afirmuar për të cilin Tirana ka interes. Të njëjtat burime bëjnë me dije se klubi kryeqyteta­s po ndjek me shumë interes situatën e lojtarit, i cili në përfundim të sezonit, përfundon edhe kontratën me Skënderbeu­n. Për Bregun dhe Jashanicën, e ardhmja varet shumë edhe nga vendimi që korçarët do të marrin nga Gjykata në Zvicër për dënimin në fuqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania