Panorama Sport (Albania)

Ringritja, Çoni: Luftëtari të kopjojë modelin e Apolonisë

Ish-mbrojtësi vlerëson aktivizimi­n e lojtarëve të rinj

-

Aktivizimi i të rinjve në radhët e Luftëtarit në javët e fundit tregon se brezi i së ardhmes s'mungon në "fidanishte­n" gjirokastr­ite. Ndeshja me Bylisin konfirmoi se kualitetet e shkollës vendëse nuk mungojnë. Në këtë ndeshje u aktivizuan Sadik Basha, Alvi Ahmetaj, Bastri Malaj, Muharrem Malaj, Stiven Puci dhe Klaus Alinani, të gjithë produkt "bio" i Luftëtarit. Ish-futbollist­i i bluzinjve, Arben Çoni, në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport" lidhur me atë çfarë duhet të bëjë klubi në mbështetje të produktit vendës u shpreh: "Trajneri Neritan Novi ka bërë mirë që në javët e fundit u ka dhënë shansin që të luajnë rinjve vendës. U bënë disa ndeshje që Luftëtari po luan mirë dhe ka gabuar më pak në mbrojtje, pavarësish­t se dhe golat e shënuar numërohen me gishtat e njërës dorë. I gjendur në Kategorinë e Parë shumë javë para përfundimi­t të garës, Novi do të bënte mirë t'u jepte më shumë minuta të rinjve vendës".

- Pas katër sezonesh në Superiore, Luftëtarit do t'i duhet që sezonin e ri të jetë pjesë e Kategorisë së Parë. Pjesëmarrj­a e

Luftëtarit mes inferiorev­e pa dyshim që nuk i shkon për shtat emrit, ndaj që ky emër të zërë vendin që i takon, nuk duhet humbur kohë për rikthimin e shpejtë në Superiore. Në lidhje se çfarë duhet të bëjnë drejtuesit e Luftëtarit ende pa nisur sezoni i ri futbollist­ik, ish-mbrojtësi gjirokastr­it deklaroi: "Luftëtari të marrë si 'etalon' Apoloninë, e cila ka në qarkullim shumë lojtarë të talentuar dhe pjesë e tregut të verës. Një shtëpi e fortë patjetër që duhet të ndërtohet mbi themele të thella. Këtë duhet të bëjnë drejtuesit e Luftëtarit. Të punojnë me të rinjtë vendës. Të investohet financiari­sht për një të ardhme sa më të suksesshme. Formacioni­n ta zërë ai që e meriton, të mos futet në mes shoqëria dhe miqësia. Me këtë kontingjen­t dhe me përforcime cilësore, jo më shumë se 5-6 lojtarë me përvojë, Luftëtari do të ringrihet shumë shpejt".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania