Panorama Sport (Albania)

FORMACIONI MË I MIRË

Penalizohe­t Flamurtari, dyshime për 11-metërshin e Bylisit

- TODOROVSKI DAJÇI

Java e 35-të shoi çdo dilemë sa i përket zonës europiane dhe vendit të tetë, por përveç skuadrave në fushë, jo pak protagonis­të u bënë edhe arbitrat. Ndeshjet që patën më shumë raste të diskutuesh­me ishin ato në Tiranë, Laç, Vlorë dhe Ballsh. FSHF kishte vlerësuar si kryendeshj­en e javës Partizani-Vllaznia (me 6 arbitra), aty ku Eldorian Hamiti nuk akordoi një penallti për shkodranët. Nga ana tjetër, penalltia e dhënë për kurbinasit ndaj Tiranës nuk ishte, ndërsa anësorët u bënë protagonis­t në ndeshjen e Vlorës.

LAÇI-TIRANA 3-1

Gjyqtarë: A.Beqiri, R.Zaimi, R.Dobruna (Tiranë);

Ndeshja në Laç u tensionua që në start, për shkak të një penalltie që u dha në favor të Laçit dhe pamjet filmike tregojnë se nuk duhej akorduar, duke mos i dhënë të drejtë arbitrit Ardian Beqiri.

Pas harkimit të një goditjeje këndore për Laçin, sfera e goditur në hyrje të zonës nga Teko gjen dorën e mbledhur të Halilit në bërryl të ngjitur në trup. Lojtari i bardhebluv­e rrotullohe­t me dorën e mbyllur, por kryesori e akordon 11-metërsh, me argumentin e sfera po shkonte drejt portës. Një penallti që nuk duhej dhënë, për shkak se lojtari e ka pasur dorën të mbledhur dhe në çdo rast nuk akordohet, pavarësish­t se topi i goditur mund të shkojë drejt portës. Ndërkohë, në momentin e ekzekutimi­t nga Nuabueze, Bakaj pret penalltinë dhe sfera përplaset në shtyllë, por me të drejtë më pas përsëritet. Kjo, për faktin se portieri i Tiranës bën hapa para duke mos qëndruar mbi vijën fatale.

Sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, ka një pretendim për penallti. Sapo futet brenda zonës së rreptësisë, pengohet nga një prej mbrojtësve kurbinas, por Beqiri e konsideron simulim dhe e ndëshkon me karton të verdhë sulmuesin bardheblu. Pamjet tregojnë se ka kontakt, por jo në limitin e penalltisë. I verdhi mund të shmangej nga Beqiri.

13’ 28’ PARTIZANI-VLLAZNIA 3-0

Gjyqtarë: E.Hamiti (Lezhë), D.Rexha, D.Myftari (Tiranë)/ pas porte: K.Meta dhe R.Muska (Tiranë);

Partizani-Vllaznia ishte kryendeshj­a e javës së 35-të dhe për këtë arsye u gjykua me 6 arbitra në fushë, ku kryesori, anësorët dhe i katërti (Hamiti, Rexha, Myftaraj, Avdo) ishin me stemën e FIFA-s.

Belicës i ikën topi nga këmbët e më pas, në përpjekje për ta larguar nga zona, ka një duel me Zhuniorin dhe ky i fundit bie në fushë. Shkodranët pretendojn­ë për penallti dhe pamjet televizive tregojnë se Belica përveç se ka larguar topin, ka pasur kontakt me braziliani­n, që i vodhi kohën. Pranë aksionit ishte edhe gjyqtari pas porte, Muskaj, që sinjalizoi Hamiti për ndërhyrje të rregullt. Kryesori vazhdoi lojën, por në fakt duhet të jepte një 11-metërsh.

3’

L.VILA (Teuta)

(Teuta)

NTEPE (Bylisi)

BYLISI-LUFTËTARI 2-0

Gjyqtarë: H.Llapra, R.Malaj (Vlorë), E.Malo (Lushnjë);

KOLIÇI

(Partizani)

MUSTA (Kukësi)

BROJA

(Partizani) QARDAKU

(Bylisi)

Dyshime të forta për penalltinë e dhënë në favor të ballshiotë­ve, teksa gjyqtari nga Vlora, Hermal Llapra, ishte i vendosur. “Erdhëm për të parë Estradën e Ballshit, por u vendos nga parodistët e Vlorës”, ishte ironia me arbitrat e trajnerit të Luftëtarit, Neritan Novi, pas kësaj ndeshjeje. Rastet për moviolë ishin tre në këtë takim.

Mëllugja ndërhyn brutalisht me të dyja këmbët ndaj Gresild Likës në anësore, por mungon ndëshkimi nga arbitri Llapra me karton të verdhë.

2’ 28’

(Skënderbeu)

Pretendime të Bylisit

për prekje të topit me dorë nga Puci brenda zonës, por pamjet filmike tregojnë se “sfera” e ka kapur në bark.

Malçi kroson në zonë te Ntepe pas një aksioni në krahun e majtë të sulmit ballshiot. Nigeriani, në përpjekje për të goditur me kokë, rrëzohet pas duelit me Bastri Malajn. Arbitri akordon penallti, ndërsa gjirokastr­itët protestojn­ë. Rast shumë i dyshimtë, pasi pamjet filmike janë të kufizuara dhe nuk duket nëse ka pasur shtyrje nga Malaj.

32’ FLAMURTARI-TEUTA 2-3

Gjyqtarë: O.Ferataj (Patos), O.Grabova, N.Rrapaj (Fier);

Flamurtari-Teuta ishte një ndeshje me ritëm e gola dhe shumë moviolë. Olsid Ferataj vërtet veproi drejt me penalltinë që u dha vlonjatëve, por anësorët Nuri Rrapaj dhe Orgest Grabova gabuan.

Në momentin që Todorovski çon topin nga e djathta në shtyllën e dytë, L.Vila është më i avancuar. Goli duhet të anulohej për pozicion jashtë loje nga anësori Rrapaj.

Dalje e gabuar e Frashërit pas një topi të gjatë drejt zonës së Teutës, aty ku

3’ 56’

sulmuesi Hoxhaj fiton duelin me portierin dhe në momentin kur do të kontrollon­te topin, rrëzohet. Pati ndërhyrje, ndaj ishte 11-metërsh dhe i verdhë për Frashërin.

Kallaku gjuan dhe E.Vila devijon drejt portës, por grushton Moçka dhe “sfera” shkon te Hebaj i cili me të djathtën shënon. Në momentin që topi preket nga numri 88 i Teutës, ishte më i avancuar dhe rrjedhimis­ht goli duhet të anulohej nga anësori Grabova.

63’ KUKËSI–SKËNDERBEU 0-0

Gjyqtarë: J.Xhaja (Tiranë), I.Tartari (Fier), R.Preça (Elbasan);

Juxhin Xhaja bëri një gjykim të mirë, por u tregua i kursyer kur bëhet fjalë për ndërhyrje të rënda, duke toleruar kartonët e verdhë ndaj lojtarëve të Skënderbeu­t. Një rast flagrant ishte ai i minutës së 60-të, kur Gripshi bën një ndërhyrje brutale në fundore ndaj Mustës, por Xhaja nuk jep as të verdhë. Vetëm një minutë më pas, Rroca pretendoi penallti pas rrëzimit në zonë. Në duel me Pollozhani­n, fantazisti humbi ekuilibrin. Një rast i dyshimtë, por pamjet nuk janë të qarta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania