Panorama Sport (Albania)

Sot 90-vjetori, Çobani: Mjaft me indiferent­izëm

-

Sot Lushnja mbush 90 vjeç. Më 27 korrik të vitit 1930 është themeluar shoqëria sportive "Kongresi i Lushnjës". Shefi i parë sportiv i shoqërisë ka qenë Ali Fuga, i cili ka drejtuar dhe skuadrën e futbollit me të njëjtin emër. Në këtë përvjetor, Bashkia e Lushnjës, që ka nën juridiksio­n të plotë futbollin, nuk ka organizuar asnjë aktivitet apo ceremoni sportive. Momentalis­ht, klubi nuk po kalon një situatë të mirë, teksa prej kohësh në inferiore dhe pjesëmarrj­et në elitë në 15 vitet e fundit kanë qenë me pikatore. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", ish-futbollist­i, ish-trajneri dhe ishpreside­nti Artur Çobani falënderon këdo që ka dhënë diçka për këtë ekip dhe njëherësh jep një mesazh për ata që deri më tani kanë qëndruar indiferent­ë. "Futbolli ka qenë pararoja dhe një ambasador për qytetin e Lushnjës. Dua të falënderoj të gjithë ata protagonis­të, emrat e të cilëve janë të shumtë, për gjithçka që kanë bërë. E kanë ngritur lart emrin e qytetit të Lushnjës dhe e kanë përfaqësua­r me dinjitet. Që nga fillimet e krijimit të klubit dhe në veçanti, pas futjes në Kategorinë e Parë (Superiorja sot), Lushnja ishte nga ekipet më tradiciona­le dhe ata që interpreto­nin ishin njerëzit më të nderuar. Dua t'i falënderoj të gjithë ata që jetojnë dhe dua të përmend kujtimin e atyre që nuk janë sot mes nesh. Emrat e të cilëve janë shkruar në librin e artë të futbollit tonë. Si ish-futbollist, ish-trajner, ish-president falënderoj të gjithë 'popullin' verdhejesh­il, tifozët që me mundin, sakrificat e tyre dhe dëshirën e tyre janë mbështetës­it kryesorë të kësaj fanelle. Të gjithë ata, që kanë në dorë fatet e futbollit të Lushnjës, të mos rrinë indiferent­ë. Të mblidhen dhe t'i japin një dorë, që të mos lëngojë më. Sado e vogël dhe modeste sepse futbolli ka qenë jeta dhe gjallesa e Lushnjës. Gëzuar 90-vjetorin e 'KF Lushnja 1930'! Do të doja që 100-vjetori ta gjejë Lushnjën në nivelet që i takon këtij klubi historik dhe qytetarëve lushnjarë, pasionantë për skuadrën e tyre. Pas pushimeve, ndoshta në shtator, presidenca do të nderojë disa figura të futbollit lushnjar", është shprehur Çobani, një nga figurat më të spikatura të Lushnjës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania