Panorama Sport (Albania)

Elbasani Elbasani bën bën ndeshjen ndeshjen e e vitit vitit

Kola akordon 2 penallti për vendësit, bilishtarë­t thuajse të rënë

- VLADIMIR MEMA

Elbasani bën ndeshjen e vitit përballë Devol lit, duke fituar 3-1 dhe duke shpëtuar sezonin. Tri pikë me zemër në dorë në një ndeshje të rivalizuar nga fillimi deri në fund. Sfida u vendos nga dopieta e Klodian Nurit dhe rrjeta e kapitenit Duka nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i Bishajt barazoi përkohësis­ht shifrat për devollinjt­ë, por vetën kaq, sepse në fund dolën duarbosh dhe vetëm një kombinim i çmendur i javës së fundit mund t’i mbajë në kategori.

– Shkëndijën e parë e japin miqtë me anë të Nallbatit, por goditja e tij spektakola­re merr të njëjtën përgjigje nga Moli që fluturon për të evituar golin. Minutat kalojnë, ndërsa rivaliteti rritet, me Elbasanin që pak e nga pak merr “frenat” e lojës dhe kërkon me ngulm golin e avantazhit. Karati është i pafat te goditja me kokë, duke goditur traversën pas krosit të Nurit, ndërsa në të 16-ën Bishaj shkakton penallti pas prekjes së topit me dorë në zonë. E merr përsipër Nuri dhe nuk gabon. Festa zgjat vetëm dy

NDESHJA

minuta, me Bishajn që kthehet nga “djall” në “engjëll”, përfiton nga një top i mbërritur në zonë pas këndores dhe e shtyn në rrjetë. Minuta e 19-të dhe Elbasani duhet t’i japë sërish ristart, sepse barazimi e nxjerr nga kategoria. Raste pa fund në pjesën e parë, por përmbysja ishte rezervuar në të dytën. Elbasani nuk ka më se çfarë të humbë dhe Lleshanaku rrezikon, duke e hedhur skuadrën në sulm dhe për minuta të tëra luhet në një portë, me golin që dukej një mision i pamundur deri në të 68-ën, kur Nuri koordinohe­t si

duhet brenda zonës, godet fluturimth­i një top të kthyer nga mbrojtja dhe 2-1. Vendësit marrin frymë lirisht, por nevojitet goli i qetësisë për të hipotekuar fitoren. Një goditje këndi pa shumë pretendime detyron Kitën të ndërhyjë në zonë ndaj Dushajt dhe ka sërish penallti. E merr përsipër kapiteni Duka dhe 3-1. Deri në fund Elbasani administro­n lojën, ndërsa miqtë tensionohe­n dhe bëjnë përpjekje të dëshpëruar­a, por pa rezultat. Me këtë fitore Elbasani sheh mbijetesën, ndërsa Devolli i mban shpresat vetëm te matematika.

 ??  ?? Elbasani feston një nga golat e Nurit FOTO: F. HAZIZLLARI
Elbasani feston një nga golat e Nurit FOTO: F. HAZIZLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania