Panorama Sport (Albania)

Turbina “bluan” Shënkollin, pranë qëndrimit direkt

- NDESHJA GOLAT: TURBINA: Trajner: SHËNKOLLI: Trajner: Gjyqtarë: Kartonë të verdhë: Vëzhgues: Delegat: Mariglen Miraka

Turbina ka mundur thellë Shënkollin e vendit të fundit. Cërrikasit dominuan dhe vetë rezultati i ndeshjes flet qartë. Tashmë ata janë ngjitur në kuotën e 35 pikëve dhe rënia direkt në të Dytën është shmangur, ndërsa për “play out”-in do të vendoset javën e fundit të kampionati­t, kur Turbina luan në fushën e Ilirisë.

– Loja fillon vrullshëm nga Turbina, që e kërkon me ngulm golin, për ta gjetur në minutën e 14-të, kur Koldashi realizon nga pika e bardhë. Një gol që çliron vendësit dhe më pas ata e kontrolloj­në më lehtë lojën, me raste të shumta shënimi. Në fund të pjesës së parë Xhelili dyfishon rezultatin. Pjesa e dytë nis më mirë për Shënkollin, që ka disa raste për shënim, pasi cërrikasit lëshojnë dhe në të 55-tën shkaktojnë penallti, por Danaj tregohet i pasaktë. Pas një minute Toma shënon golin e parë për miqtë, kurse në të 62-tën Danaj barazon. Lojtarët e Turbinës shkunden dhe organizohe­n me shpejtësi. Peqini, i aktivizuar nga stoli, i jep avantazhin Turbinës me një gol të bukur, më pas Koldashi shënuar golin e 4-t. Radha e Dokos në të 77-ën e më pas e Peqinit, për ta mbyllur Koldashi me golin e 7-të 4 minuta para fundit. Turbina bën detyrën dhe Fushë-Krujë i duhet barazimi për të shmangur edhe ndeshjen shtesë. Pas ndeshjes, trajneri Gjoni tha: “Nuk e vumë në asnjë moment në dyshim fitoren që ishte detyrë shtëpie. Duam ta mbyllim si duhet kampionati­n, me rezultat pozitiv ndaj Ilirisë”.

Koldashi 14' (p), 75', 86', Xhelili 44', Peqini 68', 82', Doko 77' / Toma 56', Danaj 62'

Laroshi, Doko, Koldashi, Latifi (Malaj 54'), Rexhepi, Santiago (Peqini 54'), Shanaj, Vodo, Xhelili, Zaimi, Zdrava (Shkoza 85'). V.Gjoni

Simoni, Djala (Dushaj 46'), Prendi, Zhuga, Toma, Danaj, Gjoka (Ujka 57'), Kolecaj, Kryemadhi, Liçaj, Marku. E.Haxhiu.

I.Myrtja, M.Bega (Shkodër), M.Sina, O.Çela (Lushnjë)

Vodo 53',

Rexhepi 57'

A.Pregja (Tiranë) D.Babamusta (Durrës)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania