Panorama Sport (Albania)

Oriku ia bën malore Ilirisë, fiton me dy penallti

- GOLAT: ORIKU: • Trajner: ILIRIA: Trajner: Gjyqtarë: (Në dispozicio­n: Enriko Gabaj

Oriku nuk fal dhe “blindon” vendin e parë në minigrupin e “play out”-it në Grupin B. Bregdetarë­t ia komplikojn­ë jo pak punën Ilirisë, që me pozicionin aktual duhet të luajë ndeshje shtesë për të qëndruar në të Parën. Ndeshja u interesont­e më shumë miqve, por ata nuk ia dolën të merrnin as barazimin në Orikum. Loja është e luftuar nga të dyja skuadrat dhe në minutat e para mungojnë rastet konkrete për shënim. Në minutën e 34-t, Kuçi ndalohet në mënyrë të parregullt nga Lilaj brenda zonës së rreptësisë dhe për kryesorin Doda është penallti. Ekzekutimi­n e saj e merr përsipër Qejvani, Shera grushton topin që mbetet aty dhe sulmuesi i Orikut e dërgon në rrjetë. Iliria provon të barazojë me Xhaferrin, por Muho është shpëtimtar i të kaltërve. Në minutën e 45-të Iliria barazon me një kundërsulm nga e majta, ku Manellari kroson dhe Kapo, në tentativë për të larguar topin, e dërgon në rrjetën e Muhos. Me fillimin e pjesës së dytë nisin zëvendësim­et te të dyja skuadrat. Ritmi vazhdoi po i njëjtë, me një epërsi të lehtë të vendësve. Në minutën e 72të kemi një shpërthim të Qejvanit, i cili ndalet në zonë nga një ndërhyrje e parregullt dhe ka sërish penallti. Këtë herë Qejvani shënon direkt dhe i jep fitoren Orikut. Pavarësish­t tentativav­e të miqve për të realizuar, rezultati nuk ndryshon. Oriku shkon në kuotën e 40 pikëve, ndërsa fushë-krujasit mbeten të rrezikuar. Trajneri Sala i Ilirisë tha se ekipin e tij e penalizuan mungesat, kurse trajneri Memushi i Orikut u shpreh se sezoni po mbyllet brenda objektivit.

Qejvani 15’, 73'(p) /Kapo (autogol) 45'

Muho, Azizaj, Kuçi, Gjinaj, Kapo (Metaj 46'), Bocaj, Xhelili (Jazaj 86'), Caushaj, Qejvani (Merkaj 85'), Kongjoni (Nurçe 60'), Çapo (Hajdëraj 46').

Kuqi, Hoxhaj, Halilaj).

E.Memushi

Shera, S.Gjokeja, O.Gjokeja, Guni, Manellari (Zira 77'), Lilaj (Rosaj 61'), Xhaferri (Bakalli 77'), Xhymerti (Limanaj 61'), Noka, Doçi, Pasha. F.Sala

A.Doda, E.Shehu (Tiranë), E.Hasanaj (Fier), S.Bebja (Tiranë)

Karton i verdhë: Lilaj 33'

Vëzhgues: S.Qurku (Sarandë)

Delegat: M.Goga (Fier)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania