Panorama Sport (Albania)

Dinamo stonon me Veleçikun, Lulu Oliveira në tribunë

- OLIVEIRA PONTRELI GOLI: DINAMO: Trajner: VELEÇIKU: Trajner: Gjyqtarë: Abdulla Dushku

Dinamoja ka zhgënjyer në ndeshjen përmbyllës­e të sezonit, duke u mundur në shtëpi nga Veleçiku. Përjashtim­i i Tërbunit ndikoi për keq te blutë, të cilët e "fjetën" mendjen për qëndrimin dhe ulën përqendrim­in. Dy ekipet ndërrojnë vendet, por Dinamoja e shmang ndeshjen shtesë me 3 pikët në tavolinë ndaj

Tërbunit, kështu që në "play out" shkon Veleçiku. Pas 6 minutash lojë, Lumaj shënoi golin që vendosi fatin e ndeshjes. Blutë reaguan më pas dhe krijuan raste pa fund, por Hysa, Çeliku, Turhani dhe Kolgega shpërdorua­n. Trajneri

Kamarata bëri disa lëvizje nga stoli, duke hedhur në fushë edhe

Kamaranë, Kaloshin, Hysin dhe

Bogdanin, por rezultati nuk ndryshoi.

Lumaj 6'

Kuka, Boçi, Turhani, Çeliku, Fejzaj, Pantreli (Kamara 62'), Kolgega (Kaloshi 70'), Paterni (Bogdani 82'), Qoshku, Salazar, Hysa (Hysi 82').

F.Kamarata

- Ndeshjen e ndoqi nga afër edhe Luis (Lulu) Oliveira, ish-lojtar i Kaljarit. Për momentin ai është një i ftuar te blutë, por nuk përjashtoh­et mundësia për një bashkëpuni­m në të ardhmen, ndoshta me akademinë që blutë kanë në plan të ndërtojnë.

- Presidenti i Dinamos, Marko Pontreli, ka bërë një postim pas ndeshjes së fundit, ku i falënderon të gjithë për realizimin e objektivit. "Ajo që vërtet kishte rëndësi ishte objektivi për qëndrimin në kategori, që në janar ishte për të qeshur po ta mendoje. Jam krenar që kam konsumuar tërë energjinë time për të arritur këtë kryevepër. Kërkoj nga fansat të fillojnë të mendojnë pozitivish­t dhe të arrijmë se bashku qëllimet që meriton kjo emblemë. I falënderoj të gjithë për suksesin, stafin tim, trajnerin, lojtarët e tifozët", shkruan mes të tjerash Pontreli.

Vjerdha, Çekaj, Delaj (Banushaj 75'), Dyca, Kacaj, Kulla, Lumaj, Shehaj, Shpuza, Trumci, Lekaj.

S.Ligata

E.Jorgji, A.Mahmuti, R.Muzhaqi, S.Dyrmishi (Elbasan)

Delegat: G.Misha (Tiranë)

Vëzhgues: G.Maloku (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Çeliku 48' / Lumaj 15'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania