Panorama Sport (Albania)

Partizani B hedh hapin e parë, kaos me rregullore­n

Ndeshjet e radhës luhen në fushë asnjanëse sipas FSHF-së, klubet s’janë dakord

- ABDULLA DUSHKU

Partizani B e ka kaluar me lehtësi ndeshjen e parë të "play off"-it me Sopotin. Një tregolësh në 22 minuta ka treguar forcën e të kuqve të drejtuar nga trajneri Mehmeti. Kapiteni Florjan Peqini hapi serinë e golave pas 10 minutash lojë, në të 21-ën dyfishoi Odeon Berdufi dhe pas 1 minute Tedi Cara trefishoi, duke bërë që Sopoti të mos ketë asnjë shans. Në pjesën e dytë, sulmuesi Tedi Cara shënoi edhe golin e 4-t të ndeshjes, që u ndoq edhe nga drejtuesit e ekipit të parë të Partizanit. Përveç Carës, në këtë ndeshje luajtën edhe portieri Teqja, mbrojtësi Bitri dhe sulmuesi Llanaj nga ekipi i parë. Ky është hapi i parë për Partizani B që tani duhet të ndeshet me Gramshin në raundin tjetër. Ndeshja luhet të enjten, por problemi

është ku.

POLEMIKA PËR RREGULLORE­N -

Nga FSHF-ja bëhet me dije se ndeshjet e radhës të "play off"-it, Maliqi-Albtertoli në Grupin e Jugut dhe Partizani B-Gramshi në Grupin e Veriut, do të luhen ditën e enjte, në fusha asnjanëse (ende nuk janë përcaktuar). Por kjo çështje ka krijuar polemika, sepse ekipet fituese nuk janë dakord. Ndoshta është më logjik varianti që ka FSHF-ja, por rregullorj­a në fakt lë vend për interpreti­m. Maliqi ndeshet me Albpteroli­n dhe pretendon që këtë rival ta presë në shtëpi,

duke qenë se është pozicionua­r më mirë në renditjen përfundimt­are (Maliqi i dyti, Albpetroli i treti). E njëjta gjë edhe me ndeshjen tjetër, ku Partizanit B sigurisht që i leverdis të luajë në fushën e tij si ekip i vendit të tretë. Në rregullore­n e FSHF-së sa i takon skemës së "play off"it

të Kategorisë së Dytë, shkruhet se ndeshjet janë teke dhe se luhen në fushën e ekipit të renditur më mirë në klasifikim, por pa u saktësuar nëse është fjala për gjithë fazën e "play off"-it, apo vetëm për ndeshjet e para. Kjo çështje pret zgjidhje për të shuar polemikat.

 ?? FOTO: F.Hazisllari ?? Partizani feston fitoren ndaj Sopotit para syve të drejtuesve të ekipit të parë
FOTO: F.Hazisllari Partizani feston fitoren ndaj Sopotit para syve të drejtuesve të ekipit të parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania