Panorama Sport (Albania)

Luzi bën vetëvrasje, eliminohet nga Gramshi

- Trajner: BUTRINTI: Trajner: GJYQTARË: KARTONË TË VERDHË: DELEGAT: VËZHGUES: Aldo Buzi

Luzi 2008 befasohet në shtëpi nga Gramshi, në një ndeshje që i pati të gjitha, lojë të fortë, gola e penallti. Koha e rregullt u mbyll në barazim, 2-2, ndërsa te penalltitë fati i buzëqeshi Gramshit, pasi lojtarët e tij ruajtën qetësinë deri në fund. Trajneri Suta aktivizoi lojtarët më në formë dhe Luzi e nisi ndeshjen më mirë. Në të 39-ën vendësit gjetën rrjetën me goleadorin Sejdini, i cili më pas shpërdoroi raste, ashtu si Koçi, Rroshi e të tjerë. Në të 58-ën gramshiotë­t humbën një penallti me Kla.Zanin, por 5 minuta më pas ai nuk do gabonte, duke barazuar rezultatin. Luzi krijon volim loje më pas, por pa efikasitet. Gramshi befason me Topallin në të 76-ën, por Saliaj 10 minuta më vonë barazon gjithçka. Shkohet në shtesë, ku goli mungon dhe ekipi fitues u vendos nga penalltitë, ku lojtarët miq u treguan më të saktë. Nga pika e bardhë gabuan Saliaj dhe Metaj për Luzin 2008, kurse Rroshi, Sejdini, Florin e Denis Taku dhe Tabaku shënuan. Te Gramshi gaboi vetëm Hasa, shënuan Goga, Hysa, Topalli, Kla.Zani, Latifi dhe Baku. "Gabuam shumë përpara portës kundërshta­re", tha pas ndeshjes trajneri i Luzit, Suta, ndërsa Jakupi i Gramshit u shpreh: "Jam krenar për djemtë që drejtoj. Shpresoj të ngjitemi në të Parën, sepse e meritojmë".

Kumanaku 66', 90'

Baba, Xhoxhaj, Kapo, Gropa, Asimetaj, Hidershaj, Balla, Lalaj, Prifti (Xh.Ferko 90'), Gjyla, Kumanaku.

M.Miho

Kodra, Xhuvani, Dalanaj (Kolonja 57'), Çulli, Hoxha (Lala 77'), Kasaj, Llojaj, Doka, Zholi, Barka, Dhrami.

Dh.Muço

D.Maletaj, E.Morina, E.Spahiu (Tiranë)

Balla 72' / Çulli 17', Hxha 56', Doka 72', Xhuvani 94'

A.Isai (Peqin)

A.(Tiranë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania