Panorama Sport (Albania)

Sarri: Nëse Juvja fitoi edhe me mua...

“Titulli paska një shije të fortë, në Champions mund t’ia dalim”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një shije e fortë dhe e veçantë”. Ishte ky përshkrimi që Mauricio Sarri i bëri fitimit të titullit të parë kampion në karrierën e tij. Juventusi i dhuroi atë që ai provoi ta bënte me Napolin, por edhe në Torino i shijoi shumë, pa fund madje, aq sa me grushtin lart dhe me një shishe shampanje gjigante iu bashkua turmës së lumtur të futbollist­ëve të tij, të cilët nuk ngurruan që të provojnë ta ngrinin në ritmet e tyre, por siç e pranon vetë 61-vjeçari: “U shkëputa shpejt prej tyre, sepse nuk doja që të bukosesha”.

CIGARE ME DHUNË -

Dhe ndoshta, kush mendonte se lidhja e Mauricio Sarrit nuk ishte e fortë me futbollist­ët e tij, shumë do të gabohen. Pikësëpari këtë e konfirmoi Huan Kuadrado, i cili vazhdoi traditën e tij me shkumën e rrojës. Nëse për pesë vite me radhë ajo ishte mënyra e kolumbiani­t për të festuar me Masimilian­o Alegrin, të njëjtën gjë bëri edhe me Sarrin. Madje, këtë herë me 61vjeçarin shpenzoi më shumë se dy bombola në dhomat e zhveshjes. Ndërsa Vojceh Shezni, shkoi edhe më tej. Ndërsa po jepte konferencë­n për shtyp, portieri polak hyri brenda, e ndërpreu atë dhe i zgjati paketën me cigare. “Ndize një edhe këtu. Sot e ke merituar”. Dhe sigurisht që për një person që tymos të paktën 70 cigare në ditë, ishte e pamundur të refuzonte.

“PIKANTI” SARRI -

Duke vazhduar konferencë­n dhe kuriozitet­it se çfarë u kishte thënë futbollist­ëve të tij, pas këtij suksesi të radhës, Sarri tregohet shumë “pikant”. “I thashë se, nëse kishin fituar edhe me mua në stol, atëherë janë vërtet shumë të fortë. Fundja, e vërteta është se unë nuk kisha fituar kurrë asgjë në Itali... Gjithsesi, ajo që unë di të them është se në sport, ashtu sikurse në jetë, asgjë nuk është e garantuar. Madje, kur fiton prej shumë kohësh, bëhet jo më e vështirë, por më e komplikuar që të përsërites­h. Prandaj unë e

them me bindje se pikërisht uria dhe motivimi që çdo vit gjen Juventusi, e bëjnë këtë klub dhe këtë skuadër më të fortën, - vazhdon 61-vjeçari, i cili në lidhje me rifillimin e Champions-it beson. – Përpara karantinës dhamë ndjesinë e gjetjes së një rregullsie

dhe soliditeti në fushë, të cilin e humbëm pas rifillimit. Gjithsesi, vazhdimësi­a besoj se mund të jetë më e mirë dhe nëse arrijmë të përmbysim Lionin, gjithçka mund të ndodhë në këtë sezon të çmendur. Fakti që rivalët tanë kanë pak që e kanë rinisur stërvitjen, ndërsa

ne do të shkojmë me forca të plota më bën optimist. Dhe nëse kalojmë, ndjesia ime është se nga çerekfinal­et e në vazhdim mund të ndodhë gjithçka. Gjithsesi, sot (dje) nuk është nata e duhur për të menduar për këtë. Dua të festoj edhe unë”, përfundoi Sarri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania