Panorama Sport (Albania)

Imobile prek “Këpucën e Artë”, Strakosha: Nuk i dëgjoj kritikat

- FLET STRAKOSHA THOMASI, NOTA 7

Lacio dridhet vetëm për pak minuta, ku i nevojitet Thomas Strakoshës të bëjë një mrekulli, ndonëse nuk shmang disavantaz­hin, por më pas merr lojën në dorë dhe përmbys duke ngrirë shifrat finale në 51. Por nëse portieri i Kombëtares shqiptare bën heroin dhe ndihmon që të kaltrit të kapin Atalantën në kuotën e 75 pikëve në renditje, bomberi Çiro Imobile vendos që të rikthehet të shënojë me breshëri dhe tashmë e sheh “Këpucën e Artë” në Itali dhe atë të Europës shumë pranë. Lideri i sulmit të Lacios realizon një tripletë, duke nisur spektaklin personal në minutën e 38-të me penallti, ndërsa kompleton veprën në të 84-ën dhe në të 94-ën (sërish me penallti), duke u ngjitur në kuotën 34 gola, tre më shumë sesa Kristiano Ronaldo. Ndërkohë, mes tyre erdhën edhe realizimet e Milinkoviç-Saviçit (56’) dhe Korreas (62’).

– Nëse Lacio gjeti kurajë për përmbysjen, ishte edhe për meritë të gardianit shqiptar: “Skuadra e meritoi, pasi luajti shumë mirë. Madje, më vjen keq që e pësuam edhe atë gol, pasi për mua penalltia e Veronës nuk duhej akorduar. Gjithsesi, e rëndësishm­e ishte që fituam dhe thellë madje, pasi kishte kohë që diçka e tillë nuk na ndodhte. Unë dhe Lacio e kishim kokën e lirë? Kritikat nuk i dëgjoj, më saktë nuk më interesojn­ë. Trajnerët e mi, Inzagi dhe ai i portierëve ma thonë kur gaboj dhe ku duhet të përmirësoh­em. Është e lehtë që dikush të të kritikojë pas një televizori apo një telefoni, por jam i sigurt që shumë do të donin të ishin në vendin tim. E di! Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij spektakli dhe futbolli është jeta ime. Nëse vendos që të nis të mendoj për një gabim apo për një pritje fantastike, do të humbja përqendrim­in në fushë. Nëse nuk qëndroj i qetë gjatë 95 minutave, do humbja qetësinë në lojë”, u shpreh Strakosha pas ndeshjes.

– Media italiane e ka ngritur në qiell 24vjeçarin pas paraqitjes me Veronën, duke i dhënë një notë fantastike. “Pas një superpritj­eje ndaj Velozos në pjesën e parë dhe një diagonalej­e të Borinit dhe një goditjeje me kokë të Salsedos, Strakosha jo vetëm blindoi portën, por tregoi edhe shumë stil në ndërhyrjet e tij. Madje, edhe në lojën me këmbë ishte më i saktë se normalisht”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania