Panorama Sport (Albania)

Një diktaturë 9-vjeçare, ja çfarë bënin lojtarët e ardhur pas titullit të parë në 2012-ën

- HERA E PARË SHOKË SKUADRE NË LEKSION SI PROFESIONI­ST ADOLESHENT CHAMPIONS MALDINI I RI TË FUNDIT

Në sezonin 2011-2012 Juventusi u rikthye të dominonte futbollin italian duke fituar titullin e parë kampion në epokën “post-Calciopoli”. Nga ajo ditë bardhezinj­të nuk kanë reshtur së fituari. Kanë fituar për 8 vite me radhë dhe dje zyrtarizua­n të nëntin titull. Bufon, Kielini e Bonuçi ishin protagonis­tët kryesorë, por vetëm mbrojtësi Kielini ka fituar 9. Portieri u largua një sezon drejt PSG-së, ndërsa Bonuçi u transferua te Milani. Por ku ishin lojtarët e tjerë të Juventusit në vitin e parë të titullit?

- Interesant­e është ajo që ka ndodhur me Kristiano Ronaldon, i cili në sezonin 2011-2012 nisi një cikël të ri. Kampioni portugez në atë sezon fitoi titullin e parë kampion në Spanjë me Zhoze Murinjon në stol. Në fundin e sezonit fitoi “Këpucën e Artë” për herë të dytë. Pak më vonë nisi cikli i disa Champions-ave radhazi.

- Bashkë me Kristiano Ronaldon tek Reali i Madridit në atë sezon ishte edhe Gonzalo Higuain. Madje argjentina­si ka bërë një nga sezonet më të mira me “Galaktikët” duke luajtur 54 ndeshje dhe duke shënuar 26 gola. Por Ronaldo shënoi 60 gola në total dhe eklipsoi argjentina­sin. Pak a shumë si te Juventusi...

- Ndërkohë që Juventusi hapte ciklin e fitoreve në Itali, Bentankur, i lindur në vitin 1997, sapo kishte nisur leksionet drejt futbollit të rëndësishë­m. Mesfushori uruguaian u transferua në Argjentinë për të luajtur me ekipet e moshave të Boka Xhuniorsit. Me Juventusin debutoi 3 vite më vonë.

- Dibala, edhe ai një nga protagonis­tët e ciklit të Juventusit ishte pak më i rritur sesa Bentankur në atë vit. I lindur në vitin 1993 tregoi se do të bëhej një kampion i madh. Luajti kampionati­n e tij të parë si profesioni­st në Primera B Nacional, në ligën e dytë argjentina­se. Paguhej 4000 pesos.

- Kur në majin e vitit 2012 Juventusi fitoi titullin e parë nga 9 radhazi, dikush nga skuadra aktuale shkonte në shkollë. Në atë kohë Matajs De Ligt ishte vetëm 13 vjeç dhe kishte një jetë mes librave dhe futbollit me moshat eAjaksit. Madje në atë kohë bënte foto me Luis Suarezin. Tetë vite më vonë është një nga pikat e forta të mbrojtjes bardhezi.

- Portieri Shezni ka lindur në vitin 1990 dhe në sezonin 2011-2012 ishte 21 vjeç. Në atë kohë ishte një portier i nivelit ndërkombët­ar. Polaku bëri debutimin në Champions me fanellën e Arsenalit duke i pritur një penallti Di Natales dhe eliminoi Udinezen.

- Kurioze edhe historia e De Shiljos. Kur Juventusi fitoi titullin e parë nga këta 9, ai luante sezonin e tij të parë me Milanin. Në atë kohë shihej si një nga talentet më të mëdha të futbollit italian dhe e krahasonin me Paolo Maldinin.

- Dy të fundit që kanë ardhur në shtëpinë e Juventusit janë Rabio dhe Ramsej. Francezi në atë vit priste që të bënte debutimin me skuadrën e PSG-së (erdhi një vit më vonë), ndërsa uellsiani argëtohej në aventurën e tij të parë si titullar me Arsenalin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania