Panorama Sport (Albania)

Konte: Mesin harrojeni, për fitoret s’kam “shkopin magjik”

-

I dyti në renditje, me statistika që në anët e zikaltërve nuk i shikonin nga sezoni 2010-'11. Me mbrojtjen më pak të mposhtur (36 gola, kundër 38 të Juves dhe Lacios) dhe me sulmin që ka shënuar më pak vetëm se Atalanta (96 me 77). Tani mendja është te dy sfidat e mbetura me Gatuzon dhe Gasperinin, por mbi të gjitha te Liga e Europës, në përpjekje për të mbyllur sezonin me një trofe. Antonio Konte nuk ka shumë kohë për të menduar se si mund të kishte qenë Interi i tij. E sigurt është që ka humbur shumë pikë në përmbysje e kushedi ku do të kishte qenë sot skuadra e tij: "Mendoj se gjatë periudhës së fundit, nuk e di se për cilat arsye, gota është parë gjysmë bosh. Nuk mund t'i rikuperohe­n 25 pikë nga sot nesër Juventusit. Trajneri i ri nuk ka 'shkopin magjik' që sistemon gjithçka: janë 10 vite që nuk fitojmë. Duhet të kemi përulësinë për të kuptuar se është nisur një projekt i ri dhe që do të nevojitet kohë për t'u rikthyer në kohët e arta". Konte ka shtuar: "Pengjet e mia i përkasin ndeshjeve me Sasuolon dhe Bolonjën, ku kemi qenë ne fajtorë. Në të tjerat skuadra ka dhënë gjithçka, ka munguar instinkti vrasës për të mbyllur ndeshjen.

- Pas Fiorentinë­s, ishte shprehur se kur renditesh i dyti, je humbësi i parë, këtë herë Konte përdor fjalë të tjera. Për të fiton ose fiton, të tjerat nuk kanë rëndësi, por çfarë ka bërë në këtë vit të parë tek Interi nuk duhet harruar: "Kemi regjistrua­r 76 pikë, një numër pozitiv, por jam i sigurt se nuk mjafton për të fituar. Kampionati do të fitohet nga dikush tjetër, ne duhet të kemi ambicien për të arritur sa më lart, të përfundojm­ë këtë kampionat në mënyrën më të mirë".

Në gusht do të jetë momenti për të menduar Ligën e Europës: "Ka superskuad­ra të tjera si Junajtid që mendoj se do duan të fitojnë… Edhe ne duam të japim më të mirën tonë, u them gjithmonë lojtarëve që të mos vendosin limite. Por që me Getafen nuk do të jetë e lehtë, është një skuadër e ndërlikuar që mbrohet me dhjetë futbollist­ë dhe ka

forcë të madhe fizike. Thuhet se me spanjollët e kemi të fituar, por nuk është kështu. Pa harruar që do të luajmë Ligën e Europës pas një kalendari sfilitës, uroj që t'i kem të gjithë në gatishmëri". Në fund, një fjalë për transferim­in e mundshëm të Mesit tek Interi: "Më duket çmenduri, harrojeni".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania