Panorama Sport (Albania)

Xhixho e Ibra, gati paktet e reja me “Djallin”

Portier kuqezi deri në 2023-shin, suedezi sakrifikon rrogën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Zlatan Ibrahimovi­ç dhe Xhanluixhi Donaruma janë pranë rinovimit me Milanin, pas takimit me Mino Raiolën. Dy lojtarët raportohet se u larguan më herët nga stërvitja e së shtunës dhe morën një helikopter privat për të takuar menaxherin në Monte Karlo. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, si sulmuesi ashtu edhe portieri duan të qëndrojnë te Milani dhe janë të gatshëm të pranojnë edhe ulje rrogash. Ibrahimovi­ç dhe Donaruma ishin në dyshim, por refuzimi i Rangnik dhe konfirmimi i Piolit në stol ndryshoi gjithçka. Kontrata e shtatlarti­t suedez skadon në fund të sezonit dhe duke parë moshën e madhe të tij, rinovimi do jetë vetëm për një vit, madje lojtari thuhet se është gati të sakrifikoj­ë vetëm për të luajtur edhe një tjetër vit me fanellën e “Djallit”. Ai ka vetëm një kusht që të pranojë të reduktojë pagën dhe ky ka të bëjë në besimin ndaj tij, pasi sulmuesi pretendon të ketë një rol parësor dhe jo të jetë një rezervë luksi. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Ibra deklaronte se: “Po të isha afruar te Milani që në fillim të sezonit, kuqezinjtë do ishin në garë për vendet e para tani”, dhe duket se këtë do ta provojë në sezonin tjetër.

XHIXHO “OK”

Për sa i përket Donarumës, atij i skadon kontrata në qershor të 2021-shit. Për portierin mendohet një rinovim deri në 2023-shin duke shtuar në kontratë një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh nëse Milani dështon të kualifikoh­et në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër. Rroga, që duket edhe si pika më delikate, nuk do të preket me 21vjeçarin që do të vazhdojë të përfitojë 6 milionë euro në vit, por gjithashtu do të marrë edhe disa bonuse nëse skuadra arrin të kualifikoh­et

në Champions apo të ngrejë ndonjë trofe. Kujtojmë se ai është një themel i ekipit me të cilin ka grumbullua­r mbi 200 prezenca, teksa me pritjet e tij ka ndikuar në mënyrë direkte në rezultatet e Milanit gjatë viteve të fundit. Për t’u nënvizuar është fakti se si për Donarumën, ashtu edhe për Ibrahimovi­çin, kanë ndikuar drejtorët Maldini dhe Masara që gjatë javës së kaluar kanë zhvilluar edhe takime kokë më kokë me secilin nga dy kampionët kuqezinj.

SOCIALI IBRA

Mesazhet e tij kriptike gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale vazhdojnë të bëjnë bujë. Zlatan Ibrahimovi­çi shfaqet dhe thotë mendimin e tij nëpërmjet postimeve në profilet zyrtare në “Instagram” dhe “Twitter”. Teksa dje ka nxjerrë një foto të tijën me një luan, një ditë më parë suedezi dha një mesazh nëpërmjet imazheve video. Nuk dihet marrësi apo lloji i sinjalit që do të japë, por edhe një herë 38-vjeçari shfaqet i rrethuar me mister. “Pra mendon se jam i mbaruar e që karriera ime do të përfundojë së shpejti. Kjo do të thotë që nuk më njeh. Gjatë gjithë jetës më është dashur të luftoj. Askush nuk besonte tek unë, ndaj m’u desh të besoja në vetvete. Pati nga ata që u përpoqën të më shkatërron­in, por vetëm sa më bënë më të fortë. Donin të më shfrytëzon­in, por më ndihmuan që të bëhem më dinak. E tani mendon se jam i mbaruar. Për të gjithë ju që mendoni kështu, kam diçka për të thënë: nuk jam si ju, sepse nuk jam ju. Jam Zlatan Ibrahimovi­çi dhe thjesht sa kam nisur të bëj nxehje”, shkruante Zlatan Ibrahimovi­ç në profilin zyrtar “Instagram”.

 ??  ?? Ibra dhe Donaruma, duke udhëtuar dje së bashku, me helikopter­in që i kishte vënë në dispozicio­n menaxheri i tyre, Mino Raiola
Ibra dhe Donaruma, duke udhëtuar dje së bashku, me helikopter­in që i kishte vënë në dispozicio­n menaxheri i tyre, Mino Raiola
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania