Panorama Sport (Albania)

Bartomeu: Mesi qëndron, kemi folur me Lautaron

"VAR-i ka qenë i padrejtë, na ka goditur keq pandemia"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Bartomeu i mbyll dy ert Interit për një largim të mundshëm të Lionel Mesit, por e pranon se me skuadrën zikaltër ka pasur bisedime të shumta për Lautaro Martinezin. Në një intervistë për gazetën "Mundo Deportivo" presidenti i Barcelonës thotë se Kike Setien do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësish­t se ai ka një raport të shkëlqyer me Ksavi Hernandezi­n. Numri një i klubit katalanas thotë se skuadra e tij është një nga më të penalizuar­at nga kriza që ka sjellë Koronaviru­si dhe merkatoja e ardhshme do të ketë në qendër të saj shkëmbimet e futbollist­ëve.

CHAMPIONS

"Barcelona është gjithmonë favorite në të gjitha kompeticio­net që merr pjesë, në kampionat dhe në Champions. Shpirti i saj fitues nuk duhet vënë kurrë në pikëpyetje dhe lojtarët që kemi në përbërje janë kampionë. Për momentin jemi të fokusuar te ndeshja kundër Napolit dhe kualifikim­i në raundin e ardhshëm do të ishte shumë

i

rëndësishë­m".

KIKE SETIEN

"E kemi thënë gjithmonë që Kike Setien është trajneri ynë dhe do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën edhe në Ligën e Kampioneve. Kemi shumë besim te ky kompeticio­n. Napoli është hapi i parë dhe pastaj do të vazhdojmë rrugëtimin në këtë sezon".

KSAVI

"Ksavi është një njeri me të cilin kam pasur një raport të shkëlqyer. Flas shpesh me të dhe për tema të ndryshme, por vitin e ardhshëm trajneri i Barcelonës do të jetë Kike Setien. Ai ka një kontratë me ekipin tonë dhe do ta respektojm­ë".

LEO MESI

"Leo e ka thënë disa herë që dëshiron t'i japë fund karrierës te Barcelona. Ky është klubi i jetës së tij dhe nuk kam dyshime që Mesi do të vazhdojë të luajë në këtë skuadër përtej vitit 2021, vit në të cilin

i përfundon kontrata".

VAR

"Vazhdoj të mendoj të njëjtën gjë. VAR-i në pjesën e dytë të sezonit ka marrë disa vendime, të cilat nuk kanë qenë të duhurat. Ne jemi liga më e mirë në botë dhe VAR-i nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Mendoj se kjo ligë ka nevojë për teknologji më të mirë".

PEREZ DHE RUBIALES

"Unë kurrë nuk kam telefonuar Rubialesin për t'iu ankuar për VAR-in. Edhe biseda e zotërisë Tebas nuk më rezulton të jetë e vërtetë. Nuk mendoj se është diçka normale që

për çdo gjë që nuk na pëlqen, të telefonojm­ë presidenti­n e federatës".

FUENLABRAD­A

"Është një temë që duhet të investigoh­et dhe duhet të shkojë deri në fund. Të gjithë personat e përfshirë në këtë temë duhet që të marrin përgjegjës­itë e tyre. Nëse dikush ka gabuar, atëherë duhet që të vuajë pasojat".

NEJMAR DHE LAUTARO

"E kam thënë edhe më parë se pandemia e Koronaviru­sit ka ndikuar në shumë projekte dhe në strategji. Nëse nuk do të bëhen shkëmbime futbollist­ësh, do të jetë një merkato

e vështirë. Për Lautaron ne folëm me Interin përpara disa kohësh, ndërsa për momentin nuk kemi asnjë bisedë të hapur. Kjo temë ka ngecur".

ZGJEDHJET

"E kam thënë shumë herë që do të ishte një mungesë përgjegjës­ie nga ana ime nëse do të bëja dorëheqje në këto momente. Pandemia na solli shumë punë dhe duhet t'i çojmë në fund".

PANDEMIA

"Kriza që solli Koronaviru­si na ka krijuar shumë probleme dhe Barcelona është një nga klubet më të goditura nga kjo pandemi".

vendimtar për ekipin. Ka shumë personalit­et dhe mori përgjegjës­i te penalltitë.

Një tjetër lojtar që sollët ju ishte Marselo...

E solla kur ishte një fëmijë dhe ka pasur një rendiment të jashtëzako­nshëm. Është një mbrojtës i madh dhe mund të luajë në këto nivele për 2-3 vite. Krosimet që jepte për Kristianon ishin impresionu­ese. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë që kam parë në futboll.

Po Hazard ju zhgënjeu këtë vit?

Për të thënë të vërtetën nuk ishte ai i Çelsit. Ka qëndruar i dëmtuar për shumë kohë dhe nuk u përshtat. Gjithmonë e kam konsiderua­r një lojtar të madh. Duhet të jemi të qartë se fanella e Realit të Madridit peshon shumë. Jam i sigurt se vitin e ardhshëm do të jetë më mirë.

Zidan duket se nuk po ndalet më.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania