Panorama Sport (Albania)

Kapelo: Reali i Madridit i dha fund dominimit të Barçës

Italiani: Benzema në formë, por kujdes Sitin

-

Fabio Kapelo i ka thurur elozhe Realit të Madridit për titullin e fituar në Spanjë dhe thotë se e meritoi, pavarësish­t faktit se Barcelona kaloi një moment jo të mirë. I intervistu­ar nga "MARCA" italiani ka vlerësuar edhe lojtarët si Benzema, Ramos dhe Marselo.

Si ndiheni tani pas karantinim­it? Ku po i kaloni këto ditë?

Tani jam në Marbeja me Laurën, bashkëshor­ten time. Tani mirë, por ishte diçka e tmerrshme. Nuk duhet ta ulim vigjilencë­n dhe të vazhdojmë të mbajmë maskën dhe të ruajmë distancën. Kam humbur shumë miq. Përfitoj nga ky kontakt me gazetën "MARCA" për t'i dhënë një përqafim familjes Sanz. Ishte një president i madh dhe një mik i rëndësishë­m.

Këtë Ligë atipike e fitoi Reali i Madridit...

E fituan duke e merituan plotësisht sepse bënë një kampionat të shkëlqyer. Kanë shënuar gola dhe nuk kanë pësuar. Reali i Madridit i dha fund monopolit që kishte Barcelona. Për më tepër, La Liga ishte e komplikuar. Por duke njohur

meritat për Realin dua të them që ka përfituar edhe nga rënia e Barcelonës. Megjithatë, dua të jem i qartë: Reali ka fituar për meritat e tij dhe jo për gabimet e të tjerëve. Karim Benzema ka bërë një sezon të shkëlqyer...

I jashtëzako­nshëm. Është shndërruar në një pikë referimi për Realin

e Madridit. Pa dyshim, ishte më i miri. Ka marrë përgjegjës­inë që nuk e kishte kur luante Kristiano Ronaldo. Shënoi shumë gola, por nuk u shpall dot golashënue­s. Por golat e tij kanë qenë vendimtarë. Për mendimin tim, ka bërë sezonin më të mirë që nga koha kur ka ardhur në Madrid.

Edhe Kurtua ka qenë në formë. Gëzohem shumë për të. Tibo më është dukur gjithmonë një portier i madh, por vitin e kaluar me Navasin në skuadër nuk luajti shumë. Këtë vit ka bërë pritje fantastike dhe pas shumë kohësh trofeu "Zamorra" u rikthye te Reali i Madridit.

Po për Serxho Ramosin çfarë më thoni?

Kujtoj që kam qenë me të dhe fituam La Ligën. Ramos është një legjendë e Realit të Madridit. Është një kapiten legjendar, lider brenda dhe jashtë fushës së lojës. Ka kualitet dhe përfshihet në lojë. Është një siguri në mbrojtje dhe gjithmonë

I madh. Ka bërë një punë të jashtëzako­nshme. Ishte shumë e vështirë që ta fitonte këtë kampionat dhe ia doli. Ka marrë 10 fitore dhe 1 barazim, impresionu­ese. U përfshi në skuadër si askush tjetër dhe ka fituar personalit­et dhe besim. Është trajneri që ka ditur t'i përdorë mirë rrotacione­t.

Po për Champions-in çfarë mendimi keni?

Mendoj se Siti është një nga skuadrat favorite për ta fituar këtë kompeticio­n, por kujdes edhe Bajernin e Mynihut. Janë duke kaluar një formë shumë të mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania