Panorama Sport (Albania)

Junajtid dhe Çelsi në Champions, bie Uotfordi

Lestëri e Totenhemi në Ligën e Europës, Siti e mbyll me 5 yje

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

-

Në fund, gjithçka sipas parashiki meve në javën e fundit të Premier Ligës. Por përpara se të mbërrihej te verdiktet finale, Anglia dhuroi një tjetër ditë pasioni: kualifikoh­en në Champions Liverpuli, Siti, Junajtid dhe Çelsi. Në Ligën e Europës, në pritje të finales së Kupës FA më 1 gusht, firmosin Lestëri dhe Totenhemi. Rrëzohen në Championsh­ip, Bornmëthi, Uotfordi dhe Noruiçi.

MIRË SE VJEN JUNAJTID

"Djajtë" fitojnë 2-0 në Lestër dhe e gjejnë suksesin në 20 minutat e fundit, pasi rrezikuan të pësonin edhe gol, kur Vardi goditi traversën me kokë (60'). 10 minuta më vonë, Evans-Morgan pengojnë Marsialin në zonë. Ishte penalltia numër 20 këtë sezon për Junajtid dhe Bruno Fernandesh nuk gabon. Në shtesë, Evans lë "Dhelprat" me 10 vetë dhe katër minuta më vonë, Lingard vulos 2-0.

Blutë e Londrës fitojnë ndeshjen delikate kundër Uolvesit në shtesën e pjesës së parë. Maunt firmos 1-0 me një goditje spektakola­re dënimi, Zhiru dyfishon në kundërsulm.

NUK FAL ÇELSI -

Në "London Stadium" ndodh gjithçka në fund. Grelish kalon në avantazh Aston Vilën në 84', Jarmolenko barazon një minutë më vonë. Pas vërshëllim­ës finale, "Villains" presin mbylljen e Arsenal-Uotford dhe kur ndeshja në "Emirates"

SHPËTON VILA -

përfundon, shpërthen festa për skuadrën e Birmingemi­t. Mbijetesa e merituar. Skuadra e Smith nuk u dorëzua kurrë dhe në 4 javët e fundit bëri një gjysmëmrek­ullie.

LAMTUMIRË - UOTFORD

Uotfordi e nis shumë keq në "Emirates": pas 33

minutash është 3-0 për Arsenalin, dopietë e Obamejangu­t me një penallti dhe një roveshatë, plus goli i Tirnejt. Reagimi i "Hornets" sjell golin e Dinej me penallti dhe Uellbekut në 66'. Pas rasteve për të dyja skuadrat, vërshëllim­a finale e Din vulos rikthimin e

skuadrës së Xhino Pocos në Championsh­ip pas 5 sezonesh.

KRENARIA E BORNMËTH -

Skuadra e Edi Haut tregon edhe njëherë krenarinë e saj duke luajtur futboll të bukur. Por fitorja 3-1 në fushën e Evertonit nuk u mjafton

"Qershinjve" për të mbijetuar.

Totenhemi barazon 1-1 në shtëpinë e Kristal Palasit dhe prenoton Ligën e Europës. Kejn shënon golin e avantazhit në 13', por Shlup barazon, duke ndërprerë serinë negative të 7 humbjeve radhazi të "Shqiponjav­e".

MOU I GJASHTI -

Një fitore e vogël për trajnerin portugez, që kur e mori skuadrën pas Poçetinos, "Spërsat" renditeshi­n të 12-ët.

Liverpuli fiton me përmbysje në Njukasëll dhe e mbyll kampionati­n me 99 pikë. Gajle kaloi në avantazh vendësit që në minutën e parë. Van Dajk barazoi me kokë, pastaj spikasin golat e Origit dhe Manesë. Ndeshja e lamtumirës së David Silvës përfundon me një tjetër goleadë të Mançester Sitit: Dopieta e De Bryjnes dhe golat e Zhezusit, Sterlingut dhe Mahrezit e dërguan në 102 numrin e golave këtë sezon për "Qytetarët".

VERDIKTET -

Lestëri mbeti jashtë Champions-it, por Xhemi Vardi u ngushëllua me "Këpucën e Artë". 23 golat e 33vjeçarit nuk u kapërcyen dot nga rivalët Obamejang (pavarësish­t dopietës) dhe Ings (22). Vardi thyen rekordin e Drogbasë dhe bëhet fituesi më i vjetër i trofeut të golashënue­sit. Portieri i Sitit, Ederson, fitoi "Dorezën e Artë" me vetëm 15 gola të pësuar, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Kevin De Bryjne u shpall fantazisti më i mirë, me 20 asiste për gol: belgu barazoi rekordin e Tieri Henrisë për numrin e pasimeve vendimtare.

ÇMIMET -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania