Panorama Sport (Albania)

Klop: Do të zhdukem për dy javë

Tekniku gjerman dhe Van Dajk: Do jetë e vështirë, por do tentojmë mbrojtjen e titullit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nëntëdhjet­ë e nëntë pikë. Kampionët e Liverpulit e mbyllën sezonin duke vendosur një rekord të ri pas 100 pikëve të Mançester Sitit në 2017-'18, duke u bërë skuadra e dytë me më shumë pikë në historinë e Premier Ligës. Jyrgen Klop është i lumtur për sezonin fantastik të skuadrës së tij dhe tha pas fitores ndaj Njukasëlli­t se ata do t'i meritojnë pushimet. "Djemtë luajtën një ndeshje të pabesueshm­e, jo një ndeshje perfekte. Nuk më pëlqeu goli që pësuam, por ai na ndihmoi që të bënim të qartë se me çfarë ata do të përballesh­in. Bëmë kaq shumë ndryshime pas një kohe të gjatë duke luajtur gati me të njëjtin formacion. Nuk është e drejtë të gjykojmë, sepse ata kanë nevojë për kohë për të luajtur bashkë. Por ne punuam gjatë ndeshjes dhe u përmirësua­m gjithnjë e më shumë përpara se të bënim zëvendësim­et. Sigurisht që ndërrimet ndihmuan shumë. Më pëlqeu ndeshja. Ishte larg të qenurit perfekte, por gjatë sezonit ne nuk kemi fituar kur gjithçka ka qenë perfekte. Kemi fituar edhe shumë ndeshje të vështira gjithashtu. Tani nuk do të shkoj për pak kohë në zyrë. Do të jem së bashku me familjen time, kjo është gjithçka për të cilën kam nevojë. Pas dy javësh dhe pak ditësh, do të rinisim sërish. Do të jetë veçanërish­t i vështirë sezoni i ardhshëm. Do të kemi katër javë më pak pushime. Por ne do t'i shfrytëzoj­më ato dhe të nisemi sërish", deklaroi trajneri gjerman.

- Ndërsa Van Dajk u bë vetëm lojtari i pestë aktiv në histori që e mbyll një sezon të Premier Ligës duke luajtur çdo minutë: "Nuk ishte shumë e vështirë të motivohesh­im. Donim të gjithë të tregonim pse jemi kampionët. E dinim që do të ishte e vështirë. Është një fund i bukur sezoni dhe tani le të bëjmë pak pushime. Shpresojmë të jemi gati dhe të freskët për sezonin e ri që nis pas pak javësh. Do të tentojmë të mbrojmë titullin. Do të jetë e vështirë, por një sfidë e re", tha mbrojtësi holandez.

Van Dajk

 ??  ?? Guardiola takon David Silvën pas zëvendësim­it për herë të fundit të spanjollit në Premier Ligë
Guardiola takon David Silvën pas zëvendësim­it për herë të fundit të spanjollit në Premier Ligë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania