Panorama Sport (Albania)

Kuartararo, dopietë në Herez

Dominon skuadra Yamaha, Valentino Rosi rikthehet në podium pas 17 garash

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Në pritje të Mark Markezit, tash më Moto GP la një lider të ri, ai quhet Fabio Kuartararo. Vetëm një pas triumfit të tij të parë në kategorinë më të lartë të motorëve Kuartaro, i nisur nga “pole position”, i mposhti sërish të gjithë në Herez. Ndërsa Yamaha “rrëmben” gjithashtu të gjithë podiumin, me Meverik Vinjalesin të renditur në vendin e dytë dhe Valentino Rosin të tretin, teksa në apel mungon vetëm “M1” i Franko Morbidelit. Françesko Banjaja tradhtohet nga motori “Ducati Pramac”, pasi u detyrua të ngrejë flamurin e bardhë 9 xhiro nga fundi, në një moment kur renditej i dyti. Kështu 21vjeçari i Yamaha Petronas konfirmon momentin e tij artë, duke bërë diferencën në dy eventet e para të sezonit, ndërsa bëhet francezi i parë në histori që triumfon në dy gara të njëpasnjës­hme në Moto GP. Falë kësaj paraqitjej­e ëndrrash, Kuartararo tashmë e sheh veten me pikë të plota në kampionat, duke i dërguar një tjetër mesazh kërcënues Mark Markezit. Ky i fundit, me gjithë dëshirën e madhe për të garuar, vendosi që të mos rrezikojë dhe u tërhoq duke mos marrë pjesë në kualifikue­se, pasi krahu i operuar të martën i jepte ende dhimbje. Ndryshe nga Kuartararo, Maverik Vinjales nuk duket shumë i kënaqur me një tjetër vend të dytë, teksa mposhtet sërish në harkun e 7 ditëve

nga shoku i skuadrës së vitit të ardhshëm. Përveç dominimit absolut të Yamahës, Çmimi i Madh i Andaluzisë do të mbahet mend edhe për rikthimin në podium pas një kohe të gjatë të Valentino Rosit (italiani u paraqit mjaft mirë edhe në kualifikue­se, ku u rendit i katërti). Hera e fundit kur “Doktori” është ngjitur në podium ka qenë më 15 prill të vitit të kaluar, kur renditej i dyti në Austin. Një garë e mirë gjithashtu për Nakagamin dhe spanjollin Joan Mir, të cilët u renditën respektivi­sht në vendin e katërt dhe të pestë. Andrea Doviciozo nuk mundi të shkojë më shumë se vendi i gjashtë. Italiani i Dukatit zhvilloi një garë të dobët, duke mos qenë për asnjë moment të në gjendje për të luftuar për pozicionet e kreut. Top 10ta plotësohet me Pol Espargaron, Aleks Markezin, Johan Zarkon dhe Aleks Rinsin. Kujtojmë që gara e tretë sezonale do të mbahet më 9 gusht në Çeki, aty ku pritet të jetë i gatshëm edhe Mark Markez, i cili do të kërkojë fitoren e parë, pas një starti të vështirë.

 ??  ?? Fabio Kuartararo me trofetë e fituar në Spanjë
Fabio Kuartararo me trofetë e fituar në Spanjë
 ??  ?? Lu Uilliams
Lu Uilliams

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania